MENU
klinika

Himarë

Po peshkonte me lëndë plasëse, procedohet 56-vjeçari

05.04.2024 - 14:35

Policia në Himarë ka proceduar penalisht një 56-vjeçar, që u kap në flagrancë duke peshkuar me lëndë plasëse.

“U kap në flagrancë duke peshkuar me lëndë plasëse, procedohet penalisht 56-vjeçari. Sekuestrohen 3 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse, me fitil zjarrpërcjellës”, njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të peshkimit të paligjshëm, me lëndë plasëse.

U kap në flagrancë duke peshkuar me lëndë plasëse, procedohet penalisht 56-vjeçari.

Sekuestrohen 3 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse, me fitil zjarrpërcjellës.

Në vijim të kontrolleve që kryhen nga shërbimet e Policisë Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare, zbatimin e ligjshmërisë dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, në vendin e quajtur “Gjiri i Livadhit”, është konstatuar një shtetas duke peshkuar me lëndë plasëse. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në zonën ku ai po peshkonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur 3 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse, me fitil zjarrpërcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.