Ambasada e SHBA në Tiranë publikoi sot një video mesazh me rastin e 15 vjetorit të pranimit të Shqipërisë në NATO, duke e ndarë Shqipërinë në dy epoka, në para NATO dhe pas NATO.
Tre imazhet domethënëse të Shqipërisë para NATO ishin, rrëzimi I diktaturës, në vitin 1991, pamje e bunkerëve të shkatërruar të Shqipërisë më 1996, dhe pamje nga operacioni I NATO në ndihmë të refugjatëve nga Kosova më 1999.
Pas hyrjes në NATO imazhet tregojnë një Shqipëri tjetër të ndryshuar.
I tërbuar nga video, ku imazhi I tij nuk shfaqej askund, Sali Berisha publikon një video, duke shtrënguar duart dhjetë herë me Presidentin Bush gjatë vizitës së tij në Tiranë më 2007, kur premtoi anëtarësimin në NATO, në kohën që Berisha ishte kryeministër.
Tërbimi I Berishës nuk ka të bëj vetëm me zhdukjen e imazhit të tij, por dhe me evidentimin e shpërdorimit të pushtetit prej tij në mandatin e parë qeverisës I cili përfundoi me revolta civile dhe dhunë pas përmbysjes së skemave piramidale.
Por rëndësia e pranimit në NATO për Shqipërinë Maqedoninë dhe Kroacinë më parë, nuk ishte vetëm siguria kombëtare por dhe rivendosja e shtetit ligjor dhe demokracisë.
Në atë vizatë në Tiranë Presidenti Bush ka pas një foto që është historike. Është Ai duke kryqëzuar duart me Sali Berishën, kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevskin dhe kryeministrin kroat Ivo Sanader.
Po të mos ishim futur në NATO, Berisha nuk do dënohej
Të tre tani janë të dënuar për korrupsion.
Kjo nuk do të thotë se Presidenti Bush është përgjegjës pse ka takuar tre hajdut në Ballkan.
Ata gjeti ata takoi.
Merita e tij është që I futi këto tre vende në NATo dhe pastaj standardet e NATO futën në brug këta hajdut.
Nëse Shqipëria nuk do të ishte futur në NATO, Sali Berisha nuk do të ndëshkohej kurrë pasi do ishte kryetar I një fisi, pa standarde pa shtet ligjor dhe pa opinion publik. NATO u riktheu shqiptarëve perspektivën e një shteti perëndimor dhe I vuri udhëheqësit politikë të saj në peshoren e standardeve të perëndimit.
Fotot e Berishës me presidentin Bush, tregojnë vetëm që ai ka qenë kryeministër i Shqipërisë dhe asgjë tjetër. Atë e dimë të gjithë , madje për atë shkak ai është sot “non grata”, pasi atë mandate nuk e ka përdorur për NATO por për të pasuruar familjen e tij.
Madje vullneti I presidentit Bush që Shqipëria të futej në NATO ishte aq I madh, sa 15 ditë para se të merrnim ftesën për NATO, me 15 Mars, djali I Sali Berishës hodhi në erë një fshat të tërë duke demontuar municione I përfshirë në korrupsion dhe kapje shteti, dhe në kushte normale, një vend kaq I pasigurt nuk duhej future në NATO. Por fal Bushit, as Shkëlzen Berisha nuk e ndali dot futjen e Shqipërisë në NATO.
15 vite më pas, Sali Berisha dhe Shkëlzen Beirsha janë “non grata nga SHBA, por Shqipëria është në NATO, pasi ajo është e përhershme. Standardet e NATO nuk na ruajnë vetëm nga armiqtë e jashtëm, por dhe nga hajdutët e brendshëm.
Ndaj Sali Berisha bën mirë ti fshij ato foto, dhe të pushoj së ëndërruari se ka dy SHBA, njëra që është me atë, në foto dhe një tjetër që e ka ndëshkuar dhe e ka lënë majë penxheres.
Ka një SHBA dhe një Shqipëri dhe ato janë aleate me njëra tjetrën. Të tjerët historia I peshon sa mirë dhe sa keq I kanë bërë vendit dhe I fshin nga historia duke i lënë ose në harresë, ose në majë të penxheres.