16.04.2024 - 16:39
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur ditën e mërkurë si ditë zie shtetërore në Kosovë, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara si rezultat i dhunës gjinore.
Osmani ka shkruar se “shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”.
Brenda katër ditësh në Kosovë u vranë dy gra.
Një 21-vjeçare u vra ditën e premte në Ferizaj, nga ish-bashkëshorti i saj. Ndërsa, sot në qytetin e Pejës u vra një grua 43-vjeçare, nga bashkëshorti i saj. Vrasja ndodhi në banesën e çiftit.
Të dyja vrasjet u dënuan ashpër, ku edhe u kërkua dënim maksimal për autorët.