MENU
klinika

Ekspertët: Rritet frymëzimi për evazion

Profesionistët e lirë ‘në konfuzion’ për tatimin

19.04.2024 - 15:48

Tatimi i profesioneve të lira ka krijuar konfuzion tek profesionistët e kësaj shtrese. Gazetarja Eliza Gjediku dhe eksperti Flobenc Dilaveri diskutuan në ‘Përballje’ në Report Tv problematikat që po hasen tremujorin e parë të këtij viti që kur hyri në fuqi projekt ligji i qeverisë.

Eliza Gjediku: Sipas ligjit kthimi i shpenzimeve njohja e shpenzimeve. Tremujorin nuk i janë njohur shpenzimet.

Flobens Dilaveri: Është një kategori që është mësuar me shmangien e detyrimeve tatimore. Ishin çmësuar me pagimin e detyrimeve si pjesa tjetër e shoqërisë. Këtu fillon gap i parë, ana psikologjike. Administrata është treguar e kujdesshme për të korrigjuar disa lapsuse. Për mua edhe kjo historia e 30% nuk është tamam ashtu. Jo çdo profesionisti i zbritet 30%. Është krijuar ideja se me sistemin kujtdo do ti zbritet 30%. Problemi më i madh i administratës tatimore është edukimi për tatimin. Puna me bizneset, puna përgatitore për bizneset se çfarë do të paguajnë. Administrata nuk ka bërë punën e saj me përgatitjen. Mendoj se kryesorja ku çalon është shpjegimi, bashkëpunimi me biznesin.

Gjediku: Ligjit iu bë ndryshimi në dhjetor të vitit të kaluar që të bëhet formulari i vjetër. Më pas PD e çoi në Gjykatë Kushtetuese. Administrata tatimore nuk bëri një fushatë informuese.

Dilaveri: Nuk e dimë nëse GJK e ka pranuar padinë. Nuk kemi një komunikim të tillë nga asnjë prej palëve. Në protokoll janë dorëzuar disa letra.

Ndërsa ekonomistja Erjola Hoxha me lidhje Skype shprehet se formula e re e tatim fitimit për profesionet e lira ka krijuar një raport të zhdrejtë.

‘Vetë fakti që i gjithë projekt vendimi si taksë progresive që prek profesionet e lira, sigurisht që ka patur debate në tryezat e ekspertëve dhe protesta nga vetë të cënuarit. Prek të gjithë buxhetet dhe bilancet e profesionistëve. E gjithë çështja duhet rishikuar dhe të bjerë nga fuqia menjëherë, në mënyrë që këto taksa dhe bilance nuk e justifikojnë totalin e shpenzimeve. Kemi një raport të zhdrejtë mes të ardhurave dhe detyrimeve të shtetit, me këto taksa që rriten nga viti në vit. Shumë biznese janë mbyllur, thotë Hoxha.

Dilaveri shton se nuk ndërmarrë një fushatë sensibilizuese dhe informuese nga administrata tatimore për të sqaruare bizneset dhe subjektet që preken nga taksimi.

‘E thamë, kur ka hapësira ligjore të lejuara ti nuk bën shkelje nëse ndryshon statusin. Kemi profesionist që deri dje kanë marrë paga dhe kanë shmangur pagesën e detyrimeve dhe janë koshient që nuk kanë paguar atë që duhet të paguanin. Nëse është shfrytëzuar këto janë probleme të administratës. Individët e përfshirë duhet të jenë mirëkuptues, që është një moment kur ata të trajtohen si pjesa tjetër e shoqërisë. Kanë të drejtë, trajtimi si biznes i vogël në raport me fashën e xhiros, dhe trajtim si biznes jo i vogël në raport me fitimin’, shton Dilaveri.

Naga ana tjetër, edhe gazetarja Eliza Gjediku është e mendimit se duhet ndërhyrje nga administrata tatimore.

‘Administrata shpesh ka bërë shtyrje të pagesës së tatim fitimit. Edhe këtë rast mund të bëjë shtyrje për të qartësuar, por jo në një situatë ku subjektet nuk e dinë se çfarë do paguajnë dhe si. Duhet ndërhyrje e administratës tatimore’, vijon gazetarja.

Një dëshmi vjen nga Mirilda Tili e cila është profesioniste e lirë dhe preket nga skema e re e tatim fitimit.

‘Historia është që vetëm ekonomistët mund të kuptojnë ndonjë gjë nga kjo skemë. Në vendin tonë taksat mblidhen nga ata që punojnë, jo nga ata që kanë kapitalin. Gjithë këto skema me formal 23%, 25%, sipas skemës të të vetëpunësuarit supozohet të paguajnë më pak. Ata që ishin deri në vlerë 14 milionë lekëve, nuk është se mbajtën ndonjë bilanc të jashtëzakonshëm. Këtë vit do ju merren paratë mbi qarkullimin. Këto formula rrisin frymëzimin për evazion.

Janë skema që do të bëjnë lëmsh gjithë sistemin, por do të rrisin më tepër evazionin fiskal. Ekonomia shqiptare ka nevojë për zgjerim të bazës së tatueshme. Formalizim të ekonomisë. Duhet vullnet titanik të të gjithë palëve. Kur nuk ka vullnet, nuk zgjidhin dhe të japin problem. Të zgjerojmë bazën e tatueshme është mirë për të gjithë. Por duhet gjetur formula’, thekson Tili.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse nuk po jep rezultate skema aktuale

Si do taksohen profesionet e lira?

Detyrimi shpërndahet në 3 këste

Sa tatim do paguajnë profesionet e lira?

Nga 1 janari do të nisë zbatimi i tatimit deri në 23%

Sa do të paguajnë profesionet e lira?