MENU
klinika

Shtetet e QUINT-it kërkesë Listës Serbe

“Rishqyrtoni bojkotimin e zgjedhjeve të 21 prillit”

10.04.2024 - 21:57

Shtetet e QUINT-it kanë reaguar pas dorëheqjes së anëtarëve të Listës Serbe dhe Iniciativës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komisionet komunale zgjedhore në veri.

Në një deklaratë publikuar në Facebook, QUINT-i u ka bërë thirrje dy partive që të rishqyrtojnë vendimet e tyre.

Në reagim thuhet se zgjedhjet e 23 prillit 2023 nuk kanë dhënë zgjidhje politike afatgjatë komunat veriore dhe se qeverisja përfaqësuese në veri do të rikthehet kur të mbahen zgjedhjet për kryetarë komunash me pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve.

“Mirëpo, bojkotimi i votimit të 21 prillit nuk do të sjellë këtë rezultat dhe as nuk do të sjellë ndonjë përfitim për qytetarët që jetojnë në veri. Prandaj, i bëjmë thirrje Listës Serbe dhe të gjithë të tjerëve që kanë bërë thirrje për tërheqje, të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të përdorin plotësisht mjetet demokratike në dispozicion për të avancuar demokracinë efektive dhe përfaqësuese”, thuhet në reagim.

QUINT-i i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të jetë e përgjegjshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj dhe të veprojë me profesionalizëm gjatë gjithë këtij procesi.

Gjithashtu është bërë thirrje që të gjithë qytetarët që kanë të drejtë votë në veri të Kosovës, të kenë mundësi të votojnë.

“Na vjen keq për deklaratat e Listës Serbe dhe akterëve të tjerë politikë serbë të Kosovës që bëjnë thirrje për tërheqje nga pjesëmarrja në këtë votim. Pjesëmarrja demokratike është thelbësore për të siguruar që institucionet e zgjedhura të jenë përfaqësuese të qytetarëve të cilave u shërbejnë”, thuhet në deklaratën e QUINT-it.

Pas dorëheqjes, edhe një mundësi për të qenë pjesë e komisioneve komunale zgjedhore e kanë Lista Serbe dhe Iniciativa Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. KQZ-ja të martën vendosi që të dy subjekteve politike t’u japë kohë deri më 11 prill që të zëvendësojnë anëtarët e dorëhequr këtë fillimjavë. Nëse ky afat nuk shfrytëzohet, nga anëtarët u përmend mundësia që vendet bosh të mbushen me anëtarë të shoqërisë civile.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Beogradi pritet të shkojë në zgjedhje të reja

Vuçiç nxjerr kartën e Kosovës për të “blinduar” sërish karrigen


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!