Kur njeriu ushqehet, në gjakun e tij rritet niveli i një proteine që njihet si apolipoprotein A-IV, e cila luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e atakut në zemër dhe ishemisë.
Rritja e nivelit të kësaj proteine ndodh kryesisht kur njeriu konsumon vaj ulliri ose ushqime me yndyrna të pangopura.
Së fundmi, studimet të cilave u referohet AgroWeb.org kanë zbuluar se kjo proteinë parandalon edhe bllokimin e enëve të gjakut.
Një gjë e tillë mund të shkaktojë atak në zemër, ishemi ose vdekje të parakohshme.
Artereoskleroza Dhe Tromboza
Në shumicën e rasteve, ataku në zemër dhe ishemia shkaktohen si pasojë e artereosklerozës.
Kjo është një sëmundje që ka të bëjë me bllokimin e enëve të gjakut nga pllakat artereosklerotike të cilat mbivendosen në arterie dhe pengojnë qarkullimin.
Këto pllaka përbëhen nga yndyra, kolesteroli, kalçiumi dhe substanca të tjera.
Proteina apolipoprotein A-IV pengon bllokimin e enëve të gjakut, duke ndryshuar formën e pllakave që mbivendosen dhe pengojnë qarkullimin.
Kjo proteinë ngadalëson artereosklerozën dhe shmang trombozën.
Nivelet e saj janë të larta kur njeriu konsumon yndyrna të pangopura, siç është vaji i ullirit.
Të Mbrojtur Edhe Në Gjumë
Përveç lidhjes së kësaj proteine me shëndetin e zemrës, shmangien e atakut në zemër apo ishemisë, shkencëtarët zbuluan diçka tjetër interesante.
Intensiteti i kësaj proteine në gjak është më i lartë kur njeriu është në gjumë dhe më i ulët kur ai është zgjuar.
Kjo sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, do të thotë që njeriu është i mbrojtur kur është në gjumë. Gjasat e një problemi kardiovaskular janë më të mëdha në mëngjes.
Ngrënia e ushqimeve të pasura me yndyrna të pangopura bashkë me një gjumë cilësor, krijojnë kushtet perfekte për uljen e rrezikut të atakut në zemër dhe ishemisë.