Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiq ka komentuar faktin se deputetja Maja Vukiçeviq e Partisë Popullore Demokratike votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) dhe njoftoi se qëndrimi zyrtar i Podgoricës do të dihet në prill. Më 27 mars, Maja Vukiqeviq, kryetare e delegacionit malazez në Komitetin për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), votoi kundër propozimit që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.
43 vjet nga demonstratat e vitit 1981Përfundon dita e pestë e kërkimit të një personi në Leposaviq8 vjet nga hyrja në fuqi e MSA-së25 vjet nga masakra në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës15 vjet nga hyrja e Shqipërisë në NATO
“Mendoj se ka qenë një votim i fshehtë dhe se nuk ka qenë as votim, por diskutim për atë temë. Votimi i vërtetë do të bëhet në prill, kur do të kemi një seancë plenare dhe kur do të kemi një këshill ministror, kur do të mund të shihni qëndrimin zyrtar të shtetit të Malit të Zi,” tha Spajiq duke iu përgjigjur mediave të Malit të Zi. Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq, deklaruan së fundi në Prishtinë se Mali i Zi nuk ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
Gjatë një konference për medie, Bislimi tha se vota ishte e një përfaqësueseje të një partie politike dhe jo qëndrim i shtetit të Malit të Zi. Të njëjtën gjë e tha edhe vetë ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq. Maja Vukiçeviq është anëtare e Partisë Popullore Demokratike (DNP) pro-ruse në parlamentin malazez, njëherësh deputete e ish-Frontit Demokratik, agjenda e të cilit përfshinte tërheqjen e njohjes së Kosovës, heqjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe daljen e Malit të Zi nga NATO. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka konfirmuar se diskutimi për anëtarësimin e Kosovës do të mbahet më 18 prill, nga ora 10:00-12:30, dhe aty do të prezantohet raporti nga raportuesja për Kosovën Dora Baokyannis, Azdeh Rojhan nga Suedia dhe Beatrice Fresko-Rolfo nga Monako.
Pas debatit, pritet të ketë votim dhe nëse Kosova kalon me sukses këtë fazë, votimi që pritet të ndodhë në maj në Këshillin e Ministrave të Këshillit të Evropës do të jetë përcaktues nëse vendi do të anëtarësohet në KiE. Ndryshe, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka rekomanduar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë. Opinioni i Bakoyannis kërkon largimin e fusnotës nga denominimi i Kosovës, e cila është përdorur që nga viti 2008 në çdo raport dhe komunikim mbi dhe me Kosovën. Gjithashtu, rekomandohet që Kosova të ftohet si shtet, sipas nenit 4 të Statutit të KiE, dhe jo si vend, sipas nenit 5. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve të vendit.