MENU
klinika

“Basha sa ishte zgjuar nga gjumi”

Spiropali ironizon opozitën: Ju ka zënë rrota bishtin dhe kokën!

04.04.2024 - 11:49

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka pyetur opozitën nëse mendon se SPAK është një organizatë kriminale.

Ajo i është përgjigjur edhe Lulzim Bashës, i cili tha se nga Amnistia Penale do të përfitojnë edhe të dënuarit nga GJKKO.

“Është apo nuk është organizatë kriminale Spak, të mençurit, marrëzia dhe mençuria i ndan një fill i hollë, përgjigjuni pyetjes thelbësore, a është apo jo SPAK një organizatë kriminale, e kemi bërë shumë qartë atë ndarje se ku fillon pushteti ekzekutiv dhe ku mbaron ai i drejtësisë. Drejtësinë e kishit një hyzmetqare të tekave të pushtetit tuaj, të gjitha inkoherencat tuaja, të gjithë mungesën e arsyes, çohet njëri të arrestojë më shumë, ju nuk dini ç’thoni se me drejtësinë ju ka zënë rrota bishtin dhe kokën, Basha sa është zgjuar nga gjumi që thotë do amnistoni të dënuarit nga gjykata speciale, në publik duam të shohim, e kemi bërë kur e kemi parë të arsyeshme, politika jonë penale nuk duhet të frymëzohet nga e vjetra për dy paket cigare, por një shoqëri që është e vetëdijshme, por meqë jeni të akuzuar dhe akuzues.”-tha Spiropali.