MENU
klinika

Frika e një lufte nukleare

Suedia shpenzon 33 mln euro për ndërtimin e bunkerëve bërthamorë!

11.04.2024 - 17:38

Me vatrat e luftës të hapura tashmë në Europë dhe Lindje të Mesme, nisja e një konflikti bërthamor duket një lëvizje larg. Ndodhur në këto kushte shumë shtete kanë nisur të mendojnë për më të keqen. Një ndër to është qeveria suedeze e cila njoftoi sot se do të shpenzojë 385 milionë krona shtesë (33 milionë euro) për strehimoret bërthamore, shërbimet e urgjencës dhe mbrojtjen civile, pasi paralajmëroi se vendi duhet të përgatitet për luftë.

Vendi i cili u bashkua me NATO-n në fillim të marsit, po investon për të përmirësuar funksionimin e shërbimeve të saj të urgjencës në rast konflikti, për të forcuar sigurinë e saj kibernetike dhe për të rimbushur rezervat e saj të ilaçeve.

Ministri i Mbrojtjes Civile Karl-Oskar Bolin, tha sefondet do të përdoren gjithashtu për modernizimin e strehimoreve bërthamore, furnizimit me ujë dhe infrastrukturës së transportit.

“Situata në aspektin e politikës së sigurisë ka qenë prej kohësh duke u përkeqësuar ,” u tha Bolin gazetarëve.

Suedia kishte shkurtuar shpenzimet e saj ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë, por e ndryshoi trendin pasi Rusia aneksoi Krimenë në 2014. Në mars 2022, pas pushtimit të Ukrainës, Suedia njoftoi se do të rriste më tej këto shpenzime rreth 2% të PBB-së, një objektiv i vendosur nga NATO.