MENU
klinika

“Berisha po mbahet i izoluar pa fakte”

Topalli: Ishte zëri më i fuqishëm që i fliste krimit me emër dhe mbiemër

22.04.2024 - 21:28

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, tha se mbajtja e Berishës në arrest shtëpie pa prova dhe pa fakte, është padrejtësi. Topalli iu bashkua ditën e sotme protestët të mbajtur poshtë banesës së Sali Berishës.

Ajo tha se arsyeja pse mbahet i izoluar Berisha është fakti se ai është zëri më i fuqishëm i opozitës që i fliste me emër dhe mbiemër krimit. Topalli u shpreh se nëse nuk ishte Basha kandidat për kryeminisyër në 2017, Rama nuk do të ishte kryeministër.

“Mirëmbrëma të gjithëve, e kam menduar shumë gjatë kësaj periudhe, cila është arsyeja më e fortë që çdo natë qytetarët të vijnë këtu, arsyeja kryesore është padrejtësia. Asgjë nuk e justifikon padrejtësinë, që të mbahet nën arrest kryetari i opozitës pa provë, pa fakte dhe pa akuzë. Në asnjë vend të NATO-së nuk mund të mbahet në arrest shtëpie kryetari i opozitës, në një proces politik të nisur nga qeveria, të mbajtur nga hetuesit politikë, të vendosur nga gjykatës politikë të shkarkuar për korrupsion nga Berisha, në një proces politik për të mbajtur në pushtet një narkotrafik qeveri.

Ne nuk kemi nevojë të shohim Rai3 për narkoshtetin. Ne turpërohemi për këtë narkoshtet, por në një farë mënyre duhet të mendojmë se çfarë të bëjmë më shumë për të përmbysur këtë pushtet. Jemi të rrezuar nga faktorë të paimagjinueshëm, dhe protestojmë këtu çdo ditë dhe para Bashkisë çdo të premte është padrejtësia.

Mund të mbahet në arrest një njeri të mbahet në arrest pa asnjë provë dhe fakt, vetëm për fajin se ka kaluar në parlament dhe ka mbajtur premtimin elektoral të 2005 që bëri të vijë në pushtet krahu i djathtë.
Ka një arsye, sepse ishte më i fuqishmi zë se i fuste frikën dhe i fliste me emër dhe mbiemër krimit dhe korrupsionit. Pa Berishën në parlament dhe në bulevard e kanë më të lehtë, por harruan se dhe nga kati aty lart mbushen bulevardin më 20 shkurt.

A ka gjë më të shëmtuar se të jetojmë në një vend ku parlamenti nuk pyetën për kushtetutën, ku bashkia nuk lejon këshilltarët të mos lejohen të hyjnë në Bashki. Në këtë vend nuk ka kushtetutë, nuk ka parlament, nuk ka drejtësi, por vetëm padrejtësi. Ne e dimë mirë se kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca është detyra jonë dhe ju jeni dëshmia e kësaj rezistence.
Edi Rama nuk do të ishte kryeministër në 2017 po të mos ishte Lulzim Basha, as në 2021 po të mos lejonte ai ndryshimin e Kushtetutës. Ia dhanë në tavolinë me ndryshimet kushtetuese. Edi Rama nuk do të ishte në pushtet nëse Berisha do të ishte atje, nëse nuk do lejonte të bëhej votimi i lirë, nëse nuk do na kishin marrë vulën, fondet, komisionarët tanë, nëse nuk do të përdorin korrupsionin si armë të fuqishme”, tha Topalli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN