MENU
klinika

PE kundër unanimitetit

Von der Leyen: Ballkani Perëndimor po na afrohet

26.04.2024 - 13:44

Parlamenti Evropian festoi sot 20-vjetorin e zgjerimit më të madh të Bashkimit Evropian (BE) dhe liderët aktualë dhe të mëparshëm evropianë theksuan rëndësinë e zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.

Qiproja, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia iu bashkuan BE-së më 1 maj 2004. Ky ishte zgjerimi i pestë dhe më i madh në historinë e BE-së.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha në seancën formale të PE se dëshira për të bashkuar Evropën dhe për të kompletuar BE-në është sot më e rëndësishme se kurrë më parë.

Roberta Metsola: Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk kufizohet vetëm në përkthimin e legjislacionit. Është një proces shumë më i thellë. Evropa mund të ketë ndryshuar secilin prej shteteve të saj anëtare që nga viti 2004. Po ashtu çdonjëri prej këtyre shteteve anëtare e ka transformuar gjithashtu Evropën. Shtetet e Ballkanit Perëndimor mezi presin të njëjtin proces. Pa to Evropa nuk mund të shikojë larg.

Ursula von der Leyen: Ballkani Perëndimor po na afrohet më shumë. Ne morëm një vendim historik për të filluar negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, ndërsa populli i Gjeorgjisë nuk i fsheh ëndrrat e tij evropiane. Ne duhet të presim me padurim zgjerimin e ardhshëm.

Pro zgjerimit të shpejtë ishin edhe Pat Cox e Romano Prodi, presidentë të Parlamentit dhe Komisionit Evropian në kohën e zgjerimit të madh me 10 vende të lindjes ish-komuniste.
Prodi tha se tani ka vende të reja që duan të anëtarësohen në BE dhe se atyre duhet t’u jepet një përgjigje pozitive. Ai shtoi se rregullat që rregullojnë Evropën gjithashtu duhet të thjeshtohen.

Ish-presidenti i PE Cox tha se Unioni duhet të përgatitet institucionalisht dhe financiarisht për pranimin e anëtarëve të rinj. Sipas tij BE duhet të jetë e hapur për të gjitha shtetet e kontinentit evropian që kanë të njejtat vlera demokratike dhe që duan të jenë pjesë e familjes evropiane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Putin në gatishmëri të destabilizojë rajonin”

‘Die Welt’ alarm për konflikt të ri në Ballkan: BE e ka lënë pas dore

Deklarata e fortë e të dërguarës së Gjermanisë

“Ballkani i Hapur të mos dublojë procesin e Berlinit”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë