MENU
klinika

“Të gjithë përmendin vetëm Banjskën”

Vuçiç i qahet Macronit: Kurti nuk ka përmbushur detyrat

08.04.2024 - 21:48

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i është drejtuar homologut francez Macron, duke iu ankuar se Prishtina nuk ka përmbushur asnjë nga detyrimet e saj nga marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër.

Gjatë një konference të përbashkët nga pallati presidencial Élysée në Paris, Vuçiç pretendoi se nuk ka pasur asnjë hetim ndaj plagosjes së serbëve në veri të Kosovës, teksa shprehet se “të gjithë përmendin vetëm Banjskën”.

“Shpronësimi në veri të Kosovës, i sjellin ushtarët dhe policët e tyre edhe pse nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë. Ata qëlluan fëmijët tanë vetëm sepse mbanin pemë Krishtlindjesh. Nuk ka asnjë hetim ndaj atyre që qëlluan fëmijët tanë që mbanin pemën e Krishtlindjes, nuk ka hetim për plagosjen e serbëve, të gjithë përmendin vetëm Banjskën”, tha ai.

Vuçiç shtoi se çështja e dinarit është çështje e fatit të mbijetesës së popullit serb në veri të Kosovës, ndërsa duke u nisur nga kjo, kërkoi të diskutojë me tej me Macron se çfarë do të ndodhë me Këshillin e Evropës.

Kujtojmë se Kosova ka hedhur një hap para drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke krijuar reagime të ashpra në Beograd.

“Çështja e dinarit është çështje e mbijetesës së serbëve në Kosovë. Dhe sa i përket Marrëveshjes së Ohrit, Serbia tashmë ka përmbushur tre, edhe pse nuk është dashur të bëjë një dhe dua t’ju kujtoj vetëm pikën e parë, që është formimi i Asociacionit të komunave serbe. Thjesht doja t’ju them këtë dhe për këtë arsye kam dëshirë të flas me ju për Këshillin e Evropës dhe atë që duhet të ndodhë me rastin e 75 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës”, tha Vuçiç më tej.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!