MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

13.6% më pak vdekje rrugore këtë 4-mujor

01.05.2024 - 17:20

Edhe pse numri i automjeteve aktive me targa shqiptare ishte këtë katërmujor rreth 7% më i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë; edhe pse numri automjeteve me targa të huaja që u futën në Shqipëri ishte këtë katërmujor rreth 26% më i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë; numri i vdekjeve rrugore, sidoqoftë, u ul plot 13.6%!

Konkretisht, në katërmujorin e parë të vjetshëm u regjistruan 59 vdekje rrugore. Kurse në katërmujorin e parë sivjet u regjistruan 51 vdekje rrugore (pra, 13.6% më pak).

Por në 51 vdekjet e sivjetme rrugore përfshihen edhe 8 viktimat e Këlcyrës, që duhen konsideruar viktima të një akti kriminal, e jo të një aksidenti rrugor – drejtuesi i mjetit, për t’i shpëtuar arrestimit nga policia, mori në qafë veten dhe 7 emigrantë ilegalë, duke e bërë Benzin e tij një raketë fluturuese drejt lumit Vjosë!

Gjithashtu, edhe 2 viktimat e zetorit që shkoi drejt e në kanal në Laç nuk duhen konsideruar viktima të një aksidenti rrugor (gjykoni vetë nga video e mëposhtme).

Në qoftë se zbresim 8 viktimat e Këlcyrës dhe 2 viktimat e zetorit në Laç, (video) vijmë tek shifra reale e vdekjeve rrugore – vetëm 41 këtë katërmujor. Pra, 30.5% më pak se sa në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shënim: Vdekjet e kalimtarëve/biçiklistëve/motoçiklistëve vazhdojnë të përbëjnë një shqetësim tejet serioz, që ende nuk është adresuar!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN