MENU
klinika

Mos zini dollapin me artikuj që s'ju duhen!

3 mënyra të thjeshta se si të shisni rroba online si profesionistë

11.05.2024 - 08:54

Doni të shisni rrobat tuaja online? Le ta pranojmë faktin që shumë prej nesh kanë pafund rroba. Dollapi juaj mund të ketë fustane që nuk i keni veshur asnjëherë, këpucë ose aksesorë që kanë dalë nga moda, por ju thjesht nuk doni që ato të përfundojnë në koshin e plehrave.

Atëherë, nëse doni të shisni si profesionistë dhe të jeni të suksesshëm në vendimin për të shitur online, ja tre këshilla nga platforma Vinted, e njohur ndryshe si një treg virtual për shitjen e veshjeve dhe aksesorëve të ndryshëm.

-Gjithmonë bëni një përshkrim të detajuar

Disa detaje nuk janë asnjëherë tepër sepse konkurrenca është shumë e lartë! Evidentoni disa fjalë kyçe nga markat apo tendencat dhe shtojeni në përshkrimin e produktit që doni të shisni dhe do të shihni një super reagim nga ndjekësit online.

-Kushtojini vëmendje fotove

Pasi dikush ka gjetur produktin tuaj falë përshkrimit të detajuar, gjëja tjetër që ka rëndësi sa herë vendosni të shisni online janë fotot. Bëni foto në një zonë të qartë dhe të ndriçuar mirë, në mënyrë që pjesët të shihen lehtësisht. Nëse është e mundur, bëni foto në një trup njeriu dhe gjithashtu në një varëse rrobash. Njerëzit pëlqejnë të shohin se si duken realisht këto produkte që ju doni të shisni.

-Njihni mirë çmimet

Një pjesë kyçe e procesit të rishitjes është njohja e çmimeve. Njerëzit gjithmonë përpiqen të blejnë diçka me çmimin më të lirë të mundshëm, ndaj gjetja e çmimit që kënaq blerësit, por edhe xhepin tuaj është çelësi i suksesit të tregut online.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain