MENU
klinika

Emri i veçantë që i ka vendosur të bijës

Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të katërt

08.05.2024 - 12:50

Aktorja e njohur Hilary Duff është bërë nënë për herë të katërt.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes një postimi në Instagram, teksa tregoi se me 3 maj ka sjellë në jetë vajzën e saj të cilën e ka pagëzuar me emrin Townes Meadow Bair.

Hilary ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa foto nga momenti kur ajo dhe bashkëshorti i saj, Matthew Koma kanë marrë në krahë për herë të parë të voglën e tyre.

“Townes Meadow Bair tani e dimë pse na bëri të prisnim kaq gjatë… Ajo po i bënte perfekte ato faqe!

Kam muaj që ëndërroj të të mbaj në krahë dhe 5 ditët e fundit të njohjes me ty, të të vështruarit dhe nuhatjes tënde kanë qenë momente magjike. Të gjithë të duam sikur të kishe qenë këtu gjatë gjithë bukurisë”– ka shkruar aktorja.

Çifti janë prindër të 2 vajzave, Banks 5 vjeçe dhe Mae 3, ndërsa Duff ndan edhe një fëmijë me ish-bashkëshortin, Mike Comrie, Luca.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Pres të më quajnë abuzuese"

Hilary Duff i shpon veshët vajzës 7 muajshe


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain