MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është Periodontiti, sëmundja që plak trurin?

15.05.2024 - 12:06

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është Periodontiti, sëmundja e mishrave të dhëmbëve që plak trurin?

Mjeku: Periodontit, sëmundja e mishrave që çon në humbjen e dhëmbëve përshpejton plakjen natyrale të trurit.

Kështu thotë një studim i mijëra individëve të moshës 20-59 vjeç, i botuar në revistën shkencore Clinical Periodontology dhe bazuar në analizën e bazës së të dhanave amerikane NHANES (Anketimi i Shëndetit Kombëtar dhe Ushqimit).

Periodontiti është menduar se është një nga faktorët e zakonshëm të rrezikut për zhvillimin e demencës. Dhe studimit që e vërtetoti këtë iu nënshtruar 4663 pacientë që i janë nënshtruar vizitave tek dentisti dhe analizave për të vlerësuar funksionin konjitiv.

Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe sipas shkallës së vuajtjes nga periodontiti dhe që nuk kishin sëmundje të mishrave të dhëmbëve. Rezultatet e testimit treguan një zvogëlim të aftësive mendore tek pacientët me periodontit të lehtë apo të rëndë, krahasuar me individët e shëndetshëm, me faktorë të barabartë si mosha, nivelin e arsimimit, sëmundjet kardiovaskulare dhe veset si duhanpirja.

“Studimi ynë tregon se një gjendje e keqe parodontale është e lidhur me reduktimin e aftësisë njohëse në një kampion të konsiderueshëm të individëve”, thonë autorët. /

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.