MENU
klinika

“E dhunshme dhe e rrezikshme”

Çfarë po ndodh me Britney Spears?

21.05.2024 - 11:54

Artistja e njohur Britney Spears nuk po tregon shenja përmirësimi. Ky është zhvillimi i fundit në jetën e saj.

Publikimi i TMZ citon raporte të cilat nuk janë optimiste për të ardhmen e saj.

“Britney Spears është gjithnjë e më shumë në rrezik të dëmtojë veten”, thanë burimet, duke shtuar se “ishte një gabim i madh për t’i dhënë fund kujdestarisë së saj të detyrueshme”. I njëjti medium përmend disa njerëz nga jeta e Spears të cilët shprehin shqetësim të fortë për fatin e saj. Të njëjtët thonë se këngëtarja “u kthye sërish te droga”.

“Shëndeti i saj mendor ka qenë në rënie që nga mbarimi i kujdestarisë. Shpesh nuk i merr ilaçet që e stabilizojnë, pi dhe përdor droga të ndryshme, gjë që është veçanërisht e rrezikshme, sepse ka probleme me abuzimin me substancat që e kanë dërguar shumë herë në qendrën e detoksifikimit”, thonë ata për Britney.

Sipas TMZ: “Ajo ka ndryshime radikale të humorit dhe shpesh shpërthen në tërbime që përfundojnë me dhunë fizike. Ka raste kur është e pamundur të komunikosh me të, sepse ajo nuk mund të përfshihet në një bisedë racionale”.

Gjithçka tregon se Spears nuk është në gjendje të kujdeset për veten.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I fejuari i Britney Spears e pranon publikisht

“Do të firmosim një kontratë paramartesore, do mbroj…”

"Në fluturimin e parë drejt Shqipërisë pas pandemisë!”

Bebe Rexhën e ka marrë malli për vendin e saj

Britney Spears i drejtohet gjykatës

“Nuk e dua më babain tim si kujdestar”


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain