MENU
klinika

Arrestohen dy kushërinjtë

Drogë nga Shqipëria drejt Anglisë! Kapen 7 pako kokainë në Durrës

25.05.2024 - 10:22

7 pako kokainë janë kapur në një furgon mallrash në portin e Durrësit.

Policia kufitare në portin e Durrësit ka ushtruar kontroll në një fugon me targa angleze, pas dyshimeve për sende të paligjshme dhe nga skanimi u zbulua se furgoni i mallrave kishte të fshehura 7 pako kokainë.

Mësohet se gjatë kontrollit të detajuar kokaina u gjet brenda fundit të dyfishtë të krijuar në këtë furgon mallrash, poshtë sediljes së shoferit.

Kokaina ishte paketuar në qese vakumi për mos t’u kuptuar nga qentë anti-drogë.

Në prangat e policisë deri më tani kanë rënë dy persona 38-vjeçari Arjan Doci dhe 39-vjeçari Mentor Çuni, të cilët rezultojnë të jenë kushërinj, djem tezesh.

Ndërkohë që po vijojnë hetimet për të implikuar të tjerë në këtë rrjet trafiku.

Mësohet se furgoni ku u gjet kokaina i përkiste kompanisë “Bledi Trans”, e cila transportonte sende dhe pako nga komuniteti shqiptar në Angli dhe i sillte ne Shqipëri. Furgoni ndiqte itinerarin Shqipëri – Itali – Angli.

Për rastin hetimet do të zhvillohen në të dy vendet. Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e shtetit ka njoftuar homologët anglez për të marrë më shumë të dhëna se kush qëndron pas kompanisë “Bledi Trans”, e cila rezulton e regjistruar në Angli.

Po ashtu Drejtoria e Policisë Kriminale mësohet se është vënë në kontakt me oficerët e britanik të NCA në Tiranë për hetime të tjera të përbashkëta, ndaj të tjerë shqiptarëve në Angli dhe Shqipëri të përfshirë në këtë linjë trafiku.

Drejtoria e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit bashkë me atë të Migracionit dhe Kufirit, janë pjesë e taskforcës së përbashkët Britani Madhe Shqipëri në luftën me imigracionin ilegal dhe krimin e organizuar.