Një vajzë 4-vjeçare dhe stërgjyshja e saj 76-vjeçare janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, në Kypseli të Athinës.
Sipas mediave greke, 4-vjeçarja Amarisa Mejdani 4 vjeç dhe stërgjyshja e saj, Esma Mejdani 76 vjeçe, e cila vuante nga demenca, janë me origjinë shqiptare.
Policia ka nisur kërkimet pasi u njoftua për zhdukjen e tyre të mërkurën (29.05.2024) menjëherë pas urdhrit të prokurorit.
Në përshkrimin e tyre fizik thuhet se, Amarisa Mejdani ka flokë të shkurtër kafe, sy kafe, 1 metër e gjatë dhe peshë normale. Ajo kishte veshur një fund të bardhë dhe një bluzë rozë ditën që është zhdukur.
Ndërsa, Esma Meidani ka flokë të bardhë, sy kafe, gjatësi 1.60 dhe peshë normale. Ajo kishte veshur një shall të kuq, një fund të zi të gjatë, një bluzë rozë dhe një jelek gri.
Policia greke lutë qytetarët që kanë informacion që të kontaktojë në “Linjën Evropiane për të Zhdukurit”, ose në aplikacionin ‘Missing Alert’.
1717054288_zhduket.webp