MENU
klinika

“Ishte vendim i vështirë, por jam akoma më i miri”

Jeta e thjeshtë e Zlatan Ibrahimoviç, pas tërheqjes nga futbolli!

07.05.2024 - 11:03

Zlatan Ibrahimoviç u largua nga fushat e futbollit dhe filloi një jetë të re në Beverly Hills me partneren e tij Helena Seger, 53 vjeç, dhe djemtë e tyre Maximilian (lindur 18-vjeç) dhe Vincent (16-vjeç).

Larg jetës më magjepsëse të kësaj bote, ish-futbollisti shijon thjeshtësinë: “Njerëzit mund të mendojnë se familja jonë ka një jetë luksoze, por Helena lan dhe gatuan, unë i çoj fëmijët në shkollë, i marr nga stërvitjet si një familje normale dhe kështu kemi zgjedhur”, tha ai gjatë programit #AbTalks në YouTube.

“Jam mirë, jeta është e mirë, e trajtoj veten mirë. Të ndaloja të luaja ishte një gjë e vështirë për shkak të egos sime, të asaj që mendoj për veten time. Mendoj se jam më i miri, jam akoma më i miri… por unë zgjodha të ndaloj sepse dua një jetë të mirë për familjen time”, tha Zlatan Ibrahimoviç, i cili ka veshur fanellën e klubeve më prestigjioze (Inter, Milan dhe Juventus në Itali).

Në qershor 2023, me partneren e tij Helena Seger dhe fëmijët e tij Maximilian dhe Vincent nisi jetën e një familjeje të zakonshme: “E vetmja ndihmë që kemi është një pastruese” thotë ai. Dhe shton: “Në gjithë shkollën vetëm fëmijët e mi ngasin biçikleta. Familjet e tjera kishin dado që i shoqëronin dhe i merrnin fëmijët, ose një shofer. Këta nuk jemi ne.” Dhe ai e përmbledh: “Ne jemi një familje normale me mundësi të pazakonta”.

Marrëdhënia mes Zlatan Ibrahimoviç dhe Helena Seger

Zlatan Ibrahimoviç dhe Helena Seger kanë qenë së bashku që nga viti 2001 dhe kanë arritur që të mbrojnë privatësinë e familjes së tyre. Ata nuk u martuan kurrë dhe për këtë temë ish-futbollisti rrëfeu: “I thashë: Pas 20 vitesh ti meriton të bëhesh gruaja ime”. Dhe ajo m’u përgjigj: ‘Nuk kam nevojë të martohem me ty që të jem me ty’. Ajo është e fortë. Shumë e fortë, ajo nuk do të ketë një të dytë, por ka dy fëmijë me mua, kështu që është edhe më e shumë se sa të jesh i martuar.”

Ajo hoqi dorë nga karriera për mua dhe më shoqëroi në çdo gjë që bëja, më dha gjithçka dhe hoqi dorë nga gjithçka për mua.”

Dashuria për luksin, nga jahtet tek supermakinat

Edhe nëse Zlatan Ibrahimovic dhe familja e tij bëjnë gjithçka që munden për të jetuar si çdo familje tjetër në Beverly Hills, kjo nuk do të thotë se ish-futbollisti e përbuz luksin.

Në vitin 2022 ai bleu një jaht, me pishinë të integruar infinity, 5 suita, garazh për jet ski dhe ambiente të brendshme luksoze të personalizuara: një xhevahir me vlerë mbi 15 milionë euro.

Për çdo ditëlindje, ish-futbollisti i blen vetes një supermakinë. I fundit, ai i zgjedhur për 42 vjetorin e lindjes, është një Ferrari Purosangue me çmim 390 mijë euro.

Dhe nuk është as më e shtrenjta në “flotën” e tij: dy vite më parë ai kishte zgjedhur SF90 Spider ngjyrë ari që kushtonte pothuajse 500 mijë euro, në të cilën u pikas nga paparacët teksa bënte pazar në Milano. Aq shumë për një familje normale…

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain