Aktori Julian Deda i bindur ka treguar ai është fituesi i “Big Brother VIP3”.
“E kam kryer këtë këtë lojë unë, e kam fituar këtë lojë”- tha konkurrenti gjatë një bisede me Graciano Taganin dhe Erjola Doçin.
Dy banorët ngelën të habitur nga deklarata e Julit, ndërsa moderatorja e pyeti: “Pse s’po mbyllet pra?”, megjithëse aktori u shpreh se ndonëse finalja e “BBV” është me 25 qershor ai e ka fituar tashmë çmimin e madh.
Pjesë nga biseda:
Erjola: Duket sikur e ke marrë më me inat se u shpall aj finalisti i parë
Graciano: Nuk e ka te finalisti, por e ka te forma
Juli: Vazhdo ti se unë kam kryer punë. Mos u merr me mua fare
Erjola: Si ke kryer punë?
Juli: E kam kryer këtë këtë lojë unë, e kam fituar këtë lojë
Erjola: Pse s’po mbyllet pra?
Juli: Deri me 25
Erjola: Më pëlqen besimi që ke në vete. Ti je super lojtar, por këtë gjë që shoh… Unë e kam thënë që në fillim që ai (Romeo) luan me emocione dhe emocionet në publik kanë imapt të fortë
Mesa duket Juli la të nënkuptohej se ai është fituesi duke u bazuar te avantazhi që ai mori disa javë më parë si lideri i shtëpisë, ku dërgoi në televotim veten me aktoren Egla Ceno për të zbuluar se cili është më i preferuar nga publiku.
Me disa vota diferencë, Juli doli më i pëlqyer nga publiku sesa konkurrentja.