MENU
klinika

Njihet si krahu i djathtë i Putinit

Kush është lideri i “Ujqërve të natës”?

11.05.2024 - 10:30

Ai konsiderohet si “krahu i djathtë” i Putinit megjithatë emri i tij nuk dihet gjerësisht. Alexander Zaldostanov, një mi ki ngushtë i të fortit të Kremlinit, është udhëheqësi i bandës së motoçikletave “Ujqërit e natës”, më e madhja në Rusi.

Alexander, 60 vjeç, me mjekër, i njohur me pseudonimin “kirurgu” nuk mund të mungonte në inaugurimin e pestë presidencial të Putinit të martën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë akuzuar Alexander për përfshirje aktive në pushtimin rus dhe aneksimin e Rusisë, siç raporton Gazeta “Metro”.

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, si dhe aktori amerikan, Steven Seagal, i cili ka marrë nënshtetësinë ruse, nuk mund të mungonin në aktivitet pasi konsiderohen si mbështetës të vendosur të Putinit. Megjithatë, personi që ishte në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare ishte Alexander Zaldostanov, një figurë e panjohur për shumicën e gazetarëve.
Gazetarët zbuluan se “kirurgu” është një mik i ngushtë i Putinit. Para se të vendoste t’i përkushtohej plotësisht presidentit rus, Aleksandri ishte kirurg dentar. Tani ai i shërben me besnikëri Putinit dhe, si udhëheqës i bandës së motoçikletave Ujqërit e Natës, ai trumbeton nacionalizmin në udhëtimet e propagandës pro-Kremlinit në Evropë dhe, mbi të gjitha, te miku i tij që mbetet në krye të vendit.

Ai dhe shokët e tij ngasin motoçikleta ruse të markës Ural. Shumica e anëtarëve të bandës së motoçiklistëve janë trupmëdhenj dhe pozojnë para kamerës me një stil të ashpër.