MENU
klinika

Pro-rus dhe pro-NATO

Kush është Robert Fico, “Orbani i vogël” në BE?

16.05.2024 - 11:00

Vetëm një muaj para zgjedhjeve evropiane, atentati ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico shkaktoi një tronditje të thellë në vend, por dhe reagime të shumta nëpër kryeqytetet evropiane, për një partner politik me të cilin nuk janë parë gjithmonë sy më sy.Që nga shtatori 2023, Fico ka mbajtur detyrën e kryeministrit sllovak për një mandat të katërt. Ai është bërë një figurë e diskutueshme për qëndrimin e tij pro-rus, sulmet ndaj mediave dhe OJQ-ve dhe ligjet që qeveria e tij po përpiqet të miratojë, pavarësisht kritikave të rënda nga Komisioni i BE-së. Fico u plagos me armë zjarri dhe u dërgua në spital, në gjendje shumë të rëndë dhe kërcënuese për jetën, pas një sulmi që ndodhi në qytetin Handlova. Ngjarja ka ndodhur para Shtëpisë së Kulturës, ku Fico kishte shkuar për të takuar mbështetësit e tij. Megjithatë, ndonëse disa detaje janë zbuluar, ka ende mister lidhur me ngjarjen dhe motivet pas saj. Ndërkohë që pritet që hetimet të marrin rrjedhën e tyre, aktualisht ka pak elementë të konfirmuar. E para është se Robert Fico u godit nga një ose më shumë të shtëna armësh. E dyta: Kryeministri u transportua në spital. E treta:Mediat sllovake raportojnë se autori është një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Cintula. 71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DUHA. “Robert hajde këtu”, ishin fjalët e autorit para se të shkrepte pistoletën.Fico iu afrua dhe i zgjati dorën. Më pas janë dëgjuar të shtënat.

Slovak prime minister Robert Fico's condition 'no longer life-threatening'  says deputy PM | Euronews

Motivet e atentatit

Mediat lokale sllovake kanë zbuluar se çfarë ka dëshmuar autori që tentoi të vriste kryeministrin Robert Fico.Autori është shprehur se një nga arsyet që kreu atentatin është se nuk është dakord me politikën e qeverisë. “Nuk jam dakord me politikën e qeverisë”, ka thënë ai për mediat.Që në rikonstruksionet e para duket se ai nuk ka pasur asnjë lloj çrregullimi apo patologjie psikiatrike, aq më pak që kurohej për ndonjë gjë. Sa i përket motivit, kur u pyet nëse babai mund të kishte ndonjë arsye për inat ndaj Ficos, djali i tijtha se ai se nuk ishte votues i kryeministrit sllovak. Përveçse është një aktivist për një kohë të gjatë kundër dhunës, raporte të pakonfirmuara pretendojnë se ai është në mesin e militantëve të Partisë Progresive. Pensionisti ka punuar më parë në një minierë në Handlova dhe siç mësojnë gazetarët sllovakë, ai ishte i afërt me autoritetet e qytetit. Më vonë, ai punoi si roje sigurie në një nga qendrat tregtare në Levice.

Videoja virale

Njeriu që ka sulmuar kryeministrin ka publikuar tetë vite më parë tre video me titull “Kundër dhunës”. “Duhet të tregojmë forcë, por jo dhunë”, tha ai në pjesën e parë të videos. Sipas tij, forca duhet të tregohet në sheshe ku të mblidhen njerëzit që nuk janë dakord me babëzinë e politikanëve, por që nuk janë kundër demokracisë. Në fund të videos gjendet edhe logoja e lëvizjes ‘Kundër dhunës’. Në rrethin blu të hapur është një flakë dhe në të një lot blu e lehtë. Lëvizja ‘Kundër dhunës’ është një parti politike në zhvillim, qëllimi i së cilës është të parandalojë përhapjen e dhunës në shoqëri. Për të parandaluar luftën në Evropë dhe përhapjen e urrejtjes”, thuhet nën logo.

Rama: I tronditur nga sulmi i urryer ndaj kryeministrit të Sllovakisë

Kush është Robert Fico?

Sakaq, Robert Fico është politikani më me ndikim dhe më i diskutueshëm në historinë e fundit të vendit, komunist në epokën sovjetike dhe sot i përcaktuar si “Orbani i vogël”.Në vitin 2018, pas vrasjes së gazetarit investigativ Ján Kuciak dhe të dashurës së tij, mijëra njerëz që dolën në rrugë për të demonstruar kundër korrupsionit të shfrenuar të qeverisë së tij e detyruan atë të jepte dorëheqjen. Megjithatë në tetor 2023 ai arriti të rikthehej dhe të fitonte sfidën për mandatin e tij të katërt. Ai u zgjodh për herë të parë kryeministër në vitin 2006 , për t’u riemëruar më 2012 dhe 2016. “Fico ka qenë gjithmonë një njeri pragmatik, cinik, i etur për pushtet. Ai është një njeri me një mijë fytyra, një për çdo rast. Në të kaluarën ai u tregua pro-evropian dhe në minutën tjetër kundër Evropës”, ??shpjegoi Peter Bárdy, drejtor i gazetës Aktuality, ku punonte Ján Kuciak.