Na materialin e vënë në dispozicion për mediat dy ditë më parë, SPAK përveç morisë së inicialeve, hidhte dritë mbi dy episode mjaft interesante. Konkretisht bëhet fjalë për bashkëpunimin, sipas tyre të tri grupeve të fuqishme kriminale, për të eliminuar Durim Bamin.
Po aq interesant është edhe një detaj tjetër, i dalë zyrtarisht nga SPAK se Durim Bami ka siguruar mjetet për të ekzekutuar Marklen Hakën, të riun nga Nikla, i cili dyshohet i përfshirë në të njëjtat akte kriminale që është i përfolur edhe vetë Durim Bami. Po ashtu, sipas SPAK pretendohet se nga bisedat është mësuar se Naim Stafuka, vëllai i Enverit, të zhdukur pa gjurmë prej 9 vjetësh, të rrëmbyer nga njerëz me uniforma si të policisë, ka marrë pjesë në të njëjtën ngjarje që sipas SPAK ka siguruar kushtet Durim Bami, kundër Hakës.
Duke u kthyer pas në kohë dhe duke parë zhvillimet e ndodhura në FushëKrujë që pas zhdukjes së Enver Stafukës, familjarët dhe të afërmit e të rrëmbyerit akuzuan publikisht në fakt Durim Bamin. Madje sipas të dhënave, pas ngjarjes së rëndë ku u gjuajt mbi shtëpinë e Marklen Hakës dhe u vra halla e tij, Shpresa, ka qenë pikërisht vëllai i Durim Bamit, Valteri që e ka dërguar në spitalin ushtarak Marklen Hakën, pas atentatit ku u tha se qëlluan katër persona me armë në shtëpinë e Hakës. Mirëpo SPAK ende nuk ka gjendur asnjë të dhënë në lidhje me zhdukjen e Enver Stafukës, edhe pse ajo ngjarje u hetua edhe nga prokuroria e Krimeve të Rënda më herët! Naim Stafuka ka dalë dje për masën e sigurimit personal ku u la në arrest me burg, pikërisht për atë ngjarje. Ndërkohë që në lidhje me qëllimin për eliminimin e Durim Bamit Prokuroria e Posaçme rendit një sërë emrash, që nga Astrit Avdylajn, Ervis Martinajn, Emiljano Shullazin, Arben Ndokën dhe Viktor Ymerajn. Për asnjë prej tyre nuk bëhet me dije se përse kanë kërkuar të vrasin Durim Bamin, i cili rezulton të jetë i përfshirë në një prej 51 urdhër-arresteve të lëshuara pak ditë më parë nga SPAK!
IKJA E TË KËRKUARVE
Sipas të dhënave kofidenciale, disa prej personave që kanë emrin në listën e madhe prej 51 personash të SPAK kanë qenë brenda territorit të Shqipërisë deri pak ditë para se sa të niste operacioni. Dhe konkretisht dy vëllezërit Bami. Madje kane qenë në FushëKrujë e kanë lëvizur edhe nëpër fshatrat ku kanë ndikimin e tyre. Po ashtu, sipas të dhënave policore, edhe kolegët e tyre, kanë qenë brenda vendit, por janë larguar rastësisht dhe policia nuk mundi t‘i gjente gjatë operacionit. Sipas të dhënave të SPAK, një mori personash të listës së gjatë rezultojnë të jenë ose nën një masë sigurimi, ose në burg për akte të tjera të rënda kriminale.
Vihet re që mes emrave gjendet sërish Pëllumb Gjoka, biznesmeni i akuzuar për lidhje me grupin e Bajrajve dhe Ervis Martinajn. Po ashtu në listë janë të përfshirë edhe Endrit Dokle me Kasandër Nogën, Gjergj Cukalin e Xhelal Rrajën. Lulzim Berisha me Plaurent Dervishajn nuk janë në listën e SPAK, ndërkohë që janë të përfshirë edhe emrat e Shullazit me Imerajn, të dy të lënë në burg për atentatin e bujshëm ndaj Vajdin Lames ku u vra bashkë me mikun e tij.
SPAK pretendon se ka mundur të hedh dritë mbi ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur vite më parë dhe që në fakt ishte zbardhur edhe nga prokuroritë e juridiksionit të Përgjithshëm. Po ashtu u tha se u hodh dritë mbi një atentat të dështuar në Burrel, ku personi që e realizoi u vu në pranga por Gjykata i dha dënim të ulët për shkak të ndryshimit të natyrës së veprës penale. Tashmë pritet të verifikohen rolet e secilit prej personave që janë me mandat arresti, ku bie në sy familja e Arben Ndokës, me 5 anëtarë të shpallur në kërkim, katër prej tyre pasi njëri është nën një masë sigurimi. Do të verifikohen të gjitha ngjarjet ku mendohet se janë të përfshirë, sidomos grupet që thuhet që kanë bashkëpunuar me Ervis Martinajn, edhe pse për këtë të fundit ende nuk ka asnjë të dhënë se ku gjendet dhe cili është fati i tij prej gushtit të 2 viteve më parë!
51 PERSONAT ME URDHËR-ARRESTE
1. Arben Ndoka
2. Arian Tuku
3. Ilia Ndoka
4. Samuel Ndoka
5. Vinçens Tuku
6. Ervis Martinaj
7. Jozi Kraja
8. Astrit Avdyli
9. Aldo Avdyli
10. Miri Bruli
11. Naim Stafuka
12. Emiljano Shullazi
13. Blerim Abazi
14. Elvis Ndreca
15. Oltion Zefi
16. Edson Jozëik
17. Armando Ndreca
18. Kasandër Noga
19. Elson Reçi
20. Besian Xhixha
21. Enver Diva
22. Robert Laçi
23. Fatmir Troplini
24. Klodian Shahini
25. Henerigert Mitri
26. Pëllumb Gjoka
27. Gjergji Cukali
28. Kristos Teta
29. Denis Meta
30. Gentian Binjaku
31. Viktor Imeraj
32. Satilno Basho
33. Marklen Haka
34. Tori Xheçuka
35. Edison Muçeku
36. Albert Zaja
37. Florenc Kelmendi
38. Ardit Gjokrosa
39. Deivis Bajramaj
40. Adrian Pikli
41. Durim Bami
42. Endrit Dokle
43. Xhelal Rraja
44. Altin Morina
45. Leonard Duka
46. Erlis Duka
47. Fatmir Hyseni
48. Altin Gega
49. Drianto Bardhi
50. Fabio Ballabani
51. Elton Zalla