MENU
klinika

Çfarë ndodhi mes çiftit

Ndarja e Graciano Taganit dhe Argjira Spancës e stisur për famë?

20.05.2024 - 09:40

Moderatorja Argjira Spanca dhe balerini Graciano Tagani prej disa muajsh janë në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të krisjes së marrëdhënies së tyre.

Menjëherë fansat aluduan se ndarja e çiftit mund të jetë e stisur, si një strategji e Gracianos për të marrë vëmendje pas rifutjes në “BBV”.

Së fundmi përmes një lidhje telefonike në “Top Albania Radio” ka qenë i ftuar ish-banori i “BBV”, Fation Kuqari i cili ndër të tjera u pyet në lidhje me çiftin.

“Si mendon kjo ndarja me Argjirën është e vërtëtë? Është e stisur, pjesë e strategjisë së Gracianos?” ishte një ndër pyetjet që i drejtoi Eni Shehu.

Fationi u shpreh se Argjira është një vajzë shumë e mirë e cila nuk do ta bënte siste një ndarje për famë, duke treguar se të gjithë shoqëria e saj kanë respekt për të.

Përsa i përket Gracianos, ish-banori tha se e ka njohur atë pas hyrjes në “BBV” sepse jashtë shtëpisë iu ka dukur i mirë.

“Unë më shumë jam i njohur sesa një mik i tyre. Gracianon po e njoh aty brenda, se këtu jashtë mu ka dukur i mirë dhe kam pasur respekt. Gjira më duket nga ato gocat që është burnesha dhe gëzon një shqipëri e tërë respet, dhe shoqëria e saj heq kapelën. Kemi shumë shoqëri të përbashkët dhe të gjithë flasin fjalët më të mira. Jam shumë i sigurtë që nga ana e Gjirës nuk bën asgjë për të stisur gjëra”- tha Fationi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN