Mesditën e sotme ka nisur turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë nga Sheshi Skënderbej. Më shumë se 100 garues kanë marrë pjesë në etapën e parë, të cilët vijnë nga disa ekipe të vendit dhe jo vetëm.
Etapa e parë filloi në Tiranë dhe do përfundojë në Korçë, teksa gjithsej do jenë pesë etapa deri në datën 24 maj. Gjithsej do jenë 723 kilometra të përshkruara, ndërsa edhe policia ka marrë masat e duhura për mos pasur incidente apo bllokime në akset ku do të kalojnë çiklistët.
Pesë etapat e garës:
Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, në orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë.
Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan.
Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.
Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara.
Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier.