MENU
klinika

“Mamaja më thoshte vdis te burri”

Rita Lati flet për dhunën nga ish-bashkëshorti: Kisha trupin e nxirë

18.05.2024 - 14:01

Rita Lati ka rrëfyer peripecitë e jetës, sesi iu desh të rriste e vetme vajzwn e saj Rozën, si dhe dhunën që ka përjetuar në familje.

E ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, artistja e humorit tregoi se sa herë është dhunuar dhe nuk ka pasur mbështetjen as të familjes, por i është dashur të fshehë të nxirat në trup.

“Nuk e bëj kurrë Rozën fajtore për asgjë, e kam lënë vetëm për shkak të punës. Roza bën dhe gabime, por ato gabime janë të Ritës. Roza duhet të mendojë që jetën e saj ta shikojë me sy tjetër. Është rritur me kufizimin e familjes. I kam thënë Rozës do rritesh një ditë dhe do flasësh ti për mamin, por jo të gjitha në Big Brother (qesh)”.

“Unë doja të ikja, por mamaja ime thoshte vdis te burri. Publikun e kisha, Rozën e kisha, gjithë njerëzit më donin. Me të kuqe, jo sikur kisha ngrënë dru, por sikur isha mbuluar me puthje. Zhvishesha shumë herë në banjë kur isha në estradë se isha e nxirë. E kemi mbuluar, i kemi kaluar të tëra. Sa dilja në publik harroja çdo gjë”, u shpreh Rita Lati.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain