MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa zgjat periudha e shkëputjes nga Xanax-i?

25.05.2024 - 14:03

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa zgjat periudha e shkëputjes nga Xanax-i?

Mjeku: Xanaxi (alprazolami) është një mjekim i zakonshëm kundër ankthit (anksiolotik). Mjekët e përshkruajnë atë për pacientët që kanë probleme me pagjumësinë dhe probleme të tjera të shëndetit mendor, si shqetësim i tepruar, atakët e panikut dhe PTSD-në.

Xanaxi sjell shumë të mira për njerëzit që vuajnë nga një stres i menjëhershëm (akut), por nuk ka si qëllim përdorimin për një kohë të gjatë. Përdorimi për një periudhë afatgjatë i benzodiazepinave, si xanaxi, mundet të krijojë probleme me varësinë dhe zvjerdhjen (heqjen dorë prej tij).

Një përmbledhje

Heqja dorë nga xanaxi nuk është aq e thjeshtë sa e mendojnë njerëzit. Megjithatë, kjo është në varësi të dozës dhe se sa shpesh e keni përdorur atë, përvoja juaj e zvjerdhjes mund të ndryshojë nga një ndjesi parehatie deri në një gjendje vërtet të papëlqyeshme.

Mundet gjithashtu të kthehet edhe në një gjendje serioze mjekësore. Nëse e keni qenë duke e përdorur xanaxin disa herë në ditë, atëherë heqja dorë prej tij kërkon kohë, durim dhe vendosmëri.

E vetmja mënyrë e sigurt për të hequr dorë është ta ulësh dozën gradualisht nën udhëzimin e një mjeku.

Heqja dorë në mënyrë të menjëhershme mund të shkaktojë simptoma më të rënda dhe tepër të rrezikshme të zvjerdhjes, përfshirë deliriumin dhe konvulsione të gjeneralizuara grand mal.

Ky është një rrezik që nuk është mirë ta merrni përsipër. Deliriumi është një gjendje që përfshin përkohësisht, ndryshime të papritura të aftësive njohëse (konjicionit) dhe sjelljes, që karakterizohen nga axhitimi dhe çorientimi. Një konvulison i gjeneralizuar grand mal (të njohura ndryshe edhe si konvulsione toniko-klonike) përfshin kontraktime të dhunshme të muskujve dhe humbje të vetëdijes.

Xanaxi nuk diskriminon. Kushdo që ka marrë më shumë seç duhet, për disa javë do të zhvillojë varësi biologjike. Nëse krijoni varësi fiziologjike prej barit, mund të përjetoni simptomat e zvjerdhjes kur ta lini ose të ulni dozën.

Ndërkohë që jeni duke ulur dozën, mund të përjetoni ankth dhe axhitim. Njerëzit përjetojnë shkallë të ndryshme të shqetësimit fizik dhe mendor. Për shembull, mund të përjetoni ndjesi të pazakonta, sikur diçka po zvarritet në lëkurën tuaj, shoqëruar me ndjesinë e parehatisë dhe irritimit.

Shenjat dhe simptomat

Shenjat dhe simptomat e zvjerdhjes nga xanaxi ndryshojnë pak nga një njeri te tjetri. Studimet tregojnë se pothuaj 40% e njerëzve që përdorin benzodiazepinat për më shumë se gjashtë muaj do të përjetojnë simptoma mesatare ose të rënda të zvjerdhjes. Pjesa e mbetur prej 60% mund të përjetojë simptoma të lehta.

Shumica e njerëzve që heqin dorë nga xanaxi mund të përjetojnë një rritje për një kohë të shkurtër të ankthit. Në varësi të rëndesës së simptomave, mund të përjetoni përkeqësim të ankthit krahasuar me përiudhën përpara trajtimit. Është e zakonshme që të ndiheni nervoz, i shqetësuar dhe i paduruar përgjatë uljes së mjekimit.

Përvoja e zvjerdhjes

Shumë njerëz përjetojnë nervozizëm dhe axhitim, që mund të sjelli probleme në shtëpi, punë ose shkollë. Ju mund të mërziteni lehtësisht ose të nxeheni menjëherë me familjarët ose miqtë. Mund të përjetoni rënie të humori ose depresion.

Pagjumësia është një tjetër simptomë e zakonshme e heqjes dorë nga xanaxi. Pagjumësia mund të jetë si pasojë e varësisë biologjike dhe asaj mendore dhe mund të shkaktojë ankth dhe axhitim.

Simptomat mund të shkojnë e të vijnë përgjatë uljes së dozës së xanaxit. Në njëfarë pike, mund të përjetoni simptoma fizike, si dhimbje koke, dhimbje muskujsh ose dridhje të duarve.

Simptomat e mundshme të zvjerdhjes

Fizike

– Pagjumësi
– Dridhje (tremor)
– Spazma muskulore
– Dhimbje koke
– Djersitje
– Puls të shpejtë
– Hiperventilim
– Konvulsione

Psikologjike

– Ankth
– Depresion
– Parehati
– Vështirësi në përqendrim
– Delirium
– Halucinacione
– Ndjesi të humbjes së realitetit
– Atak paniku

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.