29.05.2024 - 10:57
Ka disa tendenca që duken sikur do të zhduken plotësisht pas një sezoni dhe disa të tjera që do të kthehen edhe më fortë sesa ishin më parë. Këtë mund ta themi saktësisht për sandalet e “peshkatarëve” të cilat pritet të jenë sandalet që do të pushtojnë sezonin e verës.
Veç të tjerash është një trend i përqafuar nga shumë yje të cilët në rrjetet sociale dhe në raste të tjera më “casual” , së fundmi nuk tregojnë asgjë tjetër.
Nuancat mbeten shumë neutral, nga e zeza në të bardhë, tek konjaku, këto nuanca janë ideale për t’u kombinuar me çdo pamje!