Geron Kamberi, ekspert i çështjeve ndërkombëtare, ka analizuar zgjedhjet në SHBA dhe BE dhe si mund të ndikojnë ato në Europë dhe Ballkan. Ai analizon se rritja e ekstremistëve në Parlamentin Europian mund të ndikojë në procesin e zgjerimit duke pasur një impakt direkt në rajonin e Ballkanit, duke llogaritur dhe influencat e huaja në rajon.
“Mbete për t’u parë se si do silleshin në qeverisje. Një skenar është se ata nuk do të jenë në gjendje të dalin përballë sfidave që do kenë përpara, që nga viti tjetër do të ndërlikonte në mënyrë të dukshme dhe vetë procesin që po ndodhin brenda BE-së përkundrejt zgjerimit por dhe konflikteve në rajon, veçanërisht në Ballkan”, tha ai.
Kamberi përmendi gjithashtu efektin që do të ketë dhe zgjedhja e presidentit të SHBA-së në nëntor. Sipas tij, zgjedhjet në SHBA ndikojnë në mënyrë të ndjeshme politikën e jashtme.
“Në rastin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi një situatë komplet tjetër sepse zgjedhja e një presidenti që udhëheq politikën e jashtme krijon shumë situata dhe të papritura. Dhe ne duhet të presim rezultatin dhe mënyrën se si do shfaqet kjo politikë e re”, përfundoi Kamberi.