Pranvera Lumani është aktorja shqiptare mjaft e njohur e cila ka interpretuar disa role në estradën e Beratit e më pas të Tiranës.
Në kinematografi është evidentuar me disa role karakteresh, duke filluar nga viti 1985.
Bashkëshorti i saj është kompozitori Valentin Veizi dhe tashmë prej vitesh ata jetojnë në SHBA.
Në një rrëfim për jetën e tyre tek emisioni “Rudina”, çifti ka treguar se me çfarë merren në Amerikë.
Valentin Veizi: Është atdheu i dytë. Ne jemi shqiptarë sigurisht dhe jemi krenarë. Ndihemi shqiptarë, por Amerika është vendi që na krijoi mundësi që ne të integrohemi dhe të krijojmë një familje me dy fëmijë, që janë shumë të suksesshëm për atë çfarë kërkojnë të bëjnë. Është vend që të jep mundësitë dhe është vend që të bën të ndihesh mirë.
Valentini vazhdon punën e tij si kompozitor në Boston, ndërkohë Pranvera prej 21 vitesh ushtron profesionin e estetistes në ambientin e saj në një qendër SPA në Boston.
Pranvera Lumani: Unë para disa viteve kisha një SPA, kishte shumë punë angazhim dhe thashë do marr diçka më të vogël. Kështu që kam një dyqan, punoj, kam disa vajza që punojnë për mua, bëj parukeri. Jam mirë!
Pranvera dhe Valentin Veizi nga martesa e tyre kanë dy fëmijë, djalin Erli dhe vajzën Deborah. Çifti ka emigruar në SHBA në vitin 1998 dhe jeton në Boston bashkë me familjen e tyre.