MENU
klinika

Ja si funksionon

Si të organizoni gjërat pa stres me teknikën e “kutisë ndoshta”

14.05.2024 - 10:43

Si ta lehtësoni jetën mes kaosit të përditshmërisë, rrëmujës në shtëpi, rrobave apo objekteve të shumta që ndoshta i mbani prej vitesh, por që nuk i përdorni asnjëherë. Teknikat e ndryshme që qarkullojnë në internet, duket se janë ato që shpesh na lehtësojnë jetën.

Një syresh prej tyre është edhe metoda e “kutisë ndoshta”!

Çfarë është kjo praktikë sistemi?

Thuajse të gjitha metodat e organizimit rrotullohen rreth një stili të përbashkët: renditje e gjërave më të domosdoshme, dhurim, hedhje apo shitje online. Një mënyrë tjetër dhe më e veçantë është të punoni me teknikën e “kutisë ndoshta” për ta bërë më të lehtë sistemimin dhe për të liruar hapësirën ku jetoni apo ndërveproni çdo ditë.

Mund të shtoni një kuti me mbishkrimin “ndoshta e mbaj” dhe kjo ju jep mundësinë që aty të vendosni disa artikuj për të cilët ende nuk dihet “fati” i tyre. Por, gjithsesi kjo metodë ndihmon në sistemin e gjërave dhe në investimin drejt një hapësirë më të rregullt dhe të organizuar.

Si ta përdorni në mënyrë efektive këtë teknikë?

Kur jeni duke u rraskapitur për të sistemuar sirtarë, dollapë apo hapësira të ndryshme në shtëpi, me siguri që ndjeni lodhje, shpesh edhe mbingarkesë fizike dhe emocionale. Por, me këtë metodë ju praktikisht vendosni në kuti gjërat për të cilat ende nuk jeni të sigurt për vlefshmërinë, por edhe përdorimin e tyre. Duke i vendosur veshjet, sendet apo objektet e ndryshme në këtë kuti, ju keni sistemuar një pjesë të mirë të gjërave, pra fokusoheni tek to, ndërkohë që këtë kuti e poziciononi në një vend që nuk merr vëmendjen tuaj, por që mund të rikonsiderohet në një moment të dytë, gjithnjë nëse bëheni pendoheni për hedhjen e disa gjërave.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain