MENU
klinika

Si ta realizoni

“Skuqja e perëndimit”: Tendenca më e lezetshme e grimit

16.05.2024 - 11:42

Trendet e grimit janë kaq të shumta dhe të larmishme sa ndryshojnë pas çdo sezoni. Por, duket se kryefjalë e këtij sezoni, sa i takon mollëzave do të jetë grimi me hashtagun #sunsetblush që po bëhet viral në rrjetet sociale dhe ka mbi 22.5 milionë postime në TikTok.

Lëkura me shkëlqim me nuancat e portokallisë, roza apo e kuqja e ndezur janë tonet që ju duhen për mollëza më të bukura, që duken gati si të puthura nga dielli. Frymëzimi për grimin e duhur këtë vit vjen nga perëndimet tipike verore.

“Skuqja e perëndimit”: Tendenca më e lezetshme e grimit
FOTO: @ALISSAJANAY1

Nisur edhe nga emri, skuqja e perëndimi do të thotë një gamë ngjyrash të theksuara që imitojnë një perëndim tipik me nuanca nga portokallia te e kuqja. Grimierja Clarissa Luna thotë se tendencat këtë vit janë një dalje nga dimri i gjatë, ku nuancat mat dhe të ftohta kanë qenë protagoniste. “Kjo tendencë blush-i shkon drejt ngjyrave të theksuara dhe të ndezura. Pranvera ka ardhur dhe vera është thuajse pas derës.”

Skuqja e diellit duket kaq mahnitëse në të gjitha nuancat e lëkurës. “Duket si një qasje kaq e lezetshme që i bën të gjitha gocat të shkëlqejnë gjatë ditëve, por edhe netëve të gjata të pranverës dhe verës. E veçanta e këtij trendi është që ju mund të personalizoni llojin e skuqjes së mollëzave sipas ngjyrës së lëkurës tuaj,” vijon Luna.

Ja si ta realizoni grimin e “skuqjes së perëndimit” në mënyrë perfekte:

 

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain