Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka paralajmëruar se operacioni “Metamorfoza” do të vijojë dhe së shpejti do të ketë dhe 50 urdhërarreste të tjera.
Jo vetëm kaq, sipas tij goditja do të jetë më e fortë dhe se nga operacioni i radhës do të dalin emra politikanësh dhe efektivësh të tjerë që kanë lidhje me grupet e njohura kriminale.
Nuk ka bërë punën e vetë, nuk kanë gojë të flasin. “SKY” po i mbyll gojën shumë njerëzve që deri dje rrihnin gjoksin. Duhet të verifikon dhe ca kode aty që nuk dihet kush janë. Gjithë shteti është në akuzën, prezumohet që është i lidhur.
Në metamorfozë 3, SPAK ka paralizuar 40% të organizatave kriminale, do shohim edhe politikanë dhe më shumë policë. Operacioni i radhës do ketë sërish kaq emra dhe do jetë goditje edhe më e fortë”, tha ai ndër të tjera në “Top Story” në “Top Channel”.
Ai madje përmendi edhe rastet se si kriminelët kanë kërcënuar prokurorët që të mos vijojnë me operacionet, por që pavarësisht kësaj SPAK ka vijuar punën.
“Çfarë bënë këta që njerëzit mos të dinin , i futën pistoletën në gojë një bashkëshorti të një gjyqtareje, fotografuan fëmijën e një prokurori. Shiko çfarë presioni ka SPAK, por ka bërë një tërmet, u shpreh Karamuço ndër të tjera.