MENU
klinika

Cili është më i shëndetshëm?

Turmerik apo shafran/ Cila është diferenca mes tyre?

04.05.2024 - 08:12

Kur flasim për gatim, erëzat janë përbërësit që i japin shije çdo pjate. Kombinimi i tyre mund t’i falë ushqimit tuaj jo vetëm një shije fantastike, por edhe një sërë vlerash për shëndetin.

Sot, do të flasim për dy erëza ekzotike, që jo shumë veta arrijnë t’i përfshijnë siç duhet në gatim dhe jo shumë i njohin.

Bëhet fjalë për turmerikun dhe shafranin, dy erëza plot vlera dhe që përdoren tradiconalisht në kultura të ndryshme.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me ndryshimet mes tyre dhe vlerat, e përdorimet e të dyjave në kuzhinë.

TURMERIKU

Është një bimë shumëvjeçare që rritet nën tokë, ai vjen nga familja e xhenxhefilit.

Origjina e tij është nga Indonezia dhe India Jugore. Në fakt, India është konsumatori dhe eksportuesi numër një në botë.

Pas kultivimit, turmeriku thahet dhe grimcohet në formën e pluhurit që gjendet zakonisht në ushqimoret në mbarë botën.

Përveç gatimit, është përdorur edhe për qëllimë mjekësore, falë aftësisë për të luftuar inflamacionin dhe për të lehtësuar problemet e tretjes.

Ngjason në shije dhe në karakteristika me xhenxherfilin duke qenë se janë të së njëjtës familje.

Ngjyra e fortë e artë është ajo që e dallon ndër erëzat e tjera, dhe e bën të përshtatshëm për t’u përdorur si ngjyrues në ushqime të ndryshme.

Ka rreth 6 lloje të ndryshme turmeriku, por shpesh ndarja është e veshtirë të bëhëet për shkak të ngjashmërive të shumta që kanë me njëri-tjetrin.

Përfitimet shëndetsore

I njohur ndryshe edhe si kurkumina, besohet se kjo erëz pëmban sasi të larta antioksidantësh dhe agjentë antinflamatorë.

Disa studime tregojnë se përdorimi i tij mund të ketë efekte pozitive në luftën kundër alzheimerit, apo kundër përparimit të qelizave kancerogjene.

Gjithashtu, agjentët antinflamatorë mund të lehtësojnë dhimbjet e artritit, dhimbjen nga ulçera në stomak apo të reduktojnë të simptomat e shqetësimeve të aparatit tretës.

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?