Është zbardhur dëshmia e dy kushërinjve të arrestuar pasi në furgonin e tyre u gjetën 7 pako kokainë me peshë 7.3 kg në Portin e Durrësit.
Mentor Çuni e Arjan Doçi kanë deklaruar në polici se porosinë e kanë marrë nga një person në Tiranë, por nuk kanë pasur të dhëna. As emrin nuk e denim asnjë gjë për këtë person.
Sakaq, janë marrë në pyetje për dërgesën se kujt do ia jepnin dhe kanë deklaruar se nuk kishin të dhëna. Mësohet se ata kanë deklaruar se personi që do e merrte do vinte vetë tek furgoni.
Mësohet se skaneri ka zbuluar 7 pakot me kokainë poshtë sediljes së shoferit, të furgonit me targa angleze. Aty ishte hapur një fund i dyfishtë në formë xhepi fundor që të ishte e vështirë të identifikohej nga policia. Madje për të shmangur nuhatjen e qenve antidrogë pakot janë vendosur brenda në qese vakumi dhe mbështjellë me letër natriban.