MENU
klinika

Prokuroria del me njoftim

Vrasja e çiftit në Dropull/ “Ka prova se Mastora është autori”

09.05.2024 - 11:53

Prokuroria e Gjirokastrës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e çiftit të të moshuarve, Kostas dhe Kleoniki Ilia në Dropull.

Në një njoftim bëhet me dije se ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se Thoma Mastora është autori i vrasjes.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 79/dh dhe 278/3 i Kodit Penal.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, mbi bazën e materialeve kallëzuese të ardhura nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër se në fshatin Bodrisht, Bashkia Dropull, janë gjetur në banesën e tyre të vdekur me shenja dhune, shtetasit K.I dhe K.I., ka regjistruar procedimin penal nr.240/2024 për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj dy ose më shumë personave, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

Nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, u formua grupi hetimor, ku pasi është shkuar në vendin e ngjarjes, janë kryer veprimet e para hetimore, si këqyrja e detajuar e vendit të ngjarjes, këqyrja e kufomave, pyetja në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të dobishme për hetimin e banorëve të fshatit dhe shtetasve të tjerë, ekzaminime dhe ekspertime shkencore.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit, ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi Th.M. ka konsumuar elementet e veprës penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 79/dh dhe 278/3 i Kodit Penal.

Në këto kushte më datë 04.05.2024, nga prokurori i çështjes u urdhërua ndalimi i këtij shtetasi.
Më datë 06.05.2024, prokurori i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër me “Kërkesë për vleftësimin e ndalimit dhe Caktimin e masës së sigurimit Arrest në burg” për shtetasin Th.M dhe në seancën gjyqësore të datës 08.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër vendosi vleftësimin të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ për shtetasin Th.M.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Piu kafen e fundit me të moshuarit, më pas…

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia arreston autorin!


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë