Mënyra sesi kanë vepruar vrasësit e 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimit në “Bayron” është tipike mafioze. Autorët me sa duket po vëzhgonin vazhdimisht viktimën e tyre dhe nuk i lanë asgjë rastësisë.
“Star” zbuloi detaje të reja se si ndodhi ekzekutimi i mafioz. Sipas raportit, autorët duket se kanë rezervuar një vend parkimi për viktimën e tyre. Sipas një dëshmitari okular, motoçikleta me të cilën udhëtonin autorët ishte e parkuar në vendin ku ndodhi ekzekutimi.
Autorët kanë parë viktimën e tyre të mundshme duke ardhur dhe më pas janë larguar nga veni me motor, duke lënë kështu të lirë një vend parkimi që do të shërbente si joshje për 32-vjeçarin nga Shqipëria.
Autorët lanë bosh vendin e parkingut dhe u rikthyen në vendngjarje me një motor duke zbritur dhe duke i hedhur breshëri plumbash viktimës në mënyrë gjakftohtë, duke injoruar kalimtarët.