Sektori i manifakturës ankohet se garancia sovrane prej 4 mld lekësh, e miratuar nga qeveria për t’i ndihmuar për të përballuar vështirëistë prej kursit të këmbimit, po zvarritet.
Të bërë bashkë në një tryezë, përfaqësues të fasonerisë, turizmit e bujqësisë përsëriten shqetësimet e tyre për rënien e euros përballë lekut.
“Kemi humbur shumë vende pune. Deeuroizimi nuk ka efektet e saj. Edhe kusurin që e kthejnë, e kthejnë në euro. Informaliteti është prezent, por nuk është saktësuar se ku është situata dhe në çfarë derexheje jemi. 100 lekëshi është vija e kuqe, por a do të jetë ky kufiri? Ka humbur konkurrueshmlria e bizneseve dhe likuiditeti i nevojshëm”, u shpreh Edvin Prençe nga shoqata pro eksport.
“Rënia e të ardhurave po përballohet duke amortizuar 15% rritje, duket sikur ke fitim minimal por mos harrojmë që duhen rikonstrukturuar ambientet dhe kjo do të ndikojë në cilësinë e turizmit sot. Duhet analizë e thellë çfarë e shkakton rënien e euros. Nuk lidhet vetëm me ardhjen e turisëtve, por edhe me evazionin fiskal. Do të heqë dëshirën për të punuar në disa sektorë”, tha Zak Topuzi.
Për shkak të rënies së euros, fasonët thonë se kanë miliona euro dëm në eksporte, kanë shkurtuar punonjësit dhe nuk po lidhin kontrata të reja si më parë.