MENU
klinika

E ëma humbi betejën me sëmundjen e rëndë

Anna Lika zbulon dëshirën e fundit të nënës së saj!

30.06.2024 - 13:54

Nëna e aktores së njohur Anna Lika, Ilda Gjoni disa muaj më parë humbi betejën e me sëmundjen e rëndë.

Së fundmi Anna ka qenë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ka rrëfyer detaje të reja mbi nënën e saj të ndjerë.

Aktorja tregoin se së bashku me familjen e kanë përcjellë të ëmën për në banesën e fundit me këngën e Harry Styles “Sign of the times”, e lyer e e veshur bukur sepse sipas saj kjo ishte dëshira e saj e fundit.

“Para se mamaja ime të ndahej nga jeta më thoshte se ‘ditën që unë do iki dua të më vini këtë këngën, të visheni bukur, të lyheni’, dhe ne e kemi përcjellë si donte ajo me këtë këngë, të lyera…me lot në sy.

Mëngjesin e 25 dhjetorit mora një telefonatë që nuk do doja ta merrja kurrë. Mbas atij mëngjesi bota ime u shemb. Nuk e dija a isha në ëndërr a ishte e vërtetë ajo që po ndodhte. Thjesht kuptova se nuk do ta përqafoja më.”– tregoi Anna.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Babai i Teorisë së Evolucionit

141 vite më parë vdiq Charles Darwin-i

Të tre pjesë e serialit H.O.T

Amos konfirmon romancën mes Bjordit dhe Anës?

“Putin në gatishmëri të destabilizojë rajonin”

‘Die Welt’ alarm për konflikt të ri në Ballkan: BE e ka lënë pas dore