Arbana Osmani ka qenë në Prishtinë për disa nga projektet e saj dhe ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku ka folur ndër të tjera edhe për moderimin e Ledion Liços në “BBVA 3”.
Ajo theksoi se nuk ka kritikë për moderimin e Ledionit, por lëvdata:
“Nuk kam asnjë kritikë për Ledionin, kam shumë lëvdata. E kam njohje shumë të vjetër edhe kemi kujtime shumë të bukura bashkë. Është një profesionist që unë e vlerësoj dhe jo, nuk kam kritika”, u shpreh ajo.
Arbana tha se e ka ndjekur shumë pak “BBVA 3”, për shumë arsye, sidomos për faktin që nuk ka qenë në shtëpi dhe në mbrëmje, kur mblidhet me familjen, fëmijët e saj kanë dëshirë të shohin programet që kanë qejf ata. Nga ana tjetër, moderatorja theksoi se tanimë do të shohë kryesisht filma dhe dokumentarë, të cilët nuk i ka parë kur ka qenë pjesë e “Big Brother”, për shkak të kohës.
“Shumë pak e kam parë. Nuk ka nevojë që ta shoh shumë. Ndjek pak dhe e kuptoj”, tha ajo, duke shtuar se nëse jep një mendim, do të ishte një gjykim sipërfaqësor, megjithatë, shtoi se e ka parë që ka pasur sukses dhe për këtë i bëhet qejfi.