MENU
klinika

“Spanjën nuk e kemi analizuar akoma”

Bajrami: Fitorja më e rëndësishme ishte kundër… Serbisë

22.06.2024 - 14:36

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, ka dalë sot në një konferencë për mediat, në prag të ndeshjes të së hënës kundër Spanjës, që do të jetë edhe e fundit për sa i përket Grupit B të Kampionatit Europian:

“Përshëndetje, e dimë të gjithë që Spanja është skuadër shumë e fortë dhe favorit për të fituar Europianin. Duhet të bëjmë maksimumin tonë, nuk ka rëndësi kush luan në ekip.

Besoj se me Italinë e patë edhe ju që e filluam ndeshjen shumë mirë gjë që nuk e pritëm. Italia pastaj shënoi 2 herë, me Manajn e kishim atë rast në fund por nuk shësuam. Me Kroacinë bëmë një ndeshje të mirë. Spanja ka kualitet, a luan ekipi i parë ose i dytë kjo nuk ka rëndësi sepse ato të gjithë kanë kualitet.

Se kemi analizuar akoma Spanjën, por Jamal, Morata dhe Ruiz janë më të fortit.

Me Spanjën duhet të japim maksimumin, jo vetëm për fitore por të shfrytëzojmë çdo rast sepse po luajmë me një kompeticion të madh, dhe duhet të jemi më cinik te goli.

Lojën e parë me Italinë luajta mesfushorë, me Kroacinë luajta në krah. Silvinjo më pyeti nëse mund të luaja edhe un i thasë po sepse për mua nuk ka rëndësi ku luaj por unë gjithmonë jap maksimumin.

Në futboll nuk ka dhurata, duhet të fokusohemi te loja jonë, duhet të japim maksimumin dhe të mund të shënojmë sa më shumë.

Pjesën e parë me Kroacinë e pata një mundësi për të bërë gol, do të bëj një gjë të tillë edhe me Spanjën. Jo vetëm unë por edhe Asani dhe Asllani sepse edhe ata kanë gjuajtje të fortë.

Unë jam gati për të dyja pozitat, nuk ka rëndësi ku luaj, atë e di trajneri dhe unë do luaj në atë pozicion që më le ai.

Spanja ka për të bërë shumë presion dhe në kundërsulm duhet të jemi më konkret. Me Italinë dhe Kroacinë i patëm rastet, por tani me Spanjën duhet t’i konkretizojmë me gola.

Më mirë e kisha bo golin e në fund me Italinë dhe të kishim fituar 1-0 se sa që në fillim.

Besoj se jemi duke luajtur një Europian me skuadra shumë të forta. Për mua nuk ka ekip të parë të dytë ose të tretë sepse të gjithë kanë kualitet. Lojtarët që do të hyjnë në fushë duhet të bindin trajnerin po ne do bëjmë lojën tonë dhe do të luftojmë për çdo top.

Besoj se fazën difensive e kemi bërë mirë. Te faza ofensive duhet të jemi më konkret, duhet të kërkojmë golin e dytë ose të tretë edhe pse janë ekipe të forta. Nuk kemi shumë raste por ato raste duhet t’i bëjmë sa më mirë.

E dimë se Spanja do na bëjë shumë presion dhe duhet të jemi mirë në fazë difensive. Unë e di se tifozat kuqezi do të jenë si brenda apo jashtë stadiumit dhe do na mbështesin.

Besoj se presion çunat nuk kanë më sepse është ndeshja e tretë. Ne nuk jemi Spanja ose Franca që kemi shumë raste. Si Shqipëri të vish këtu dhe t’i bësh dy gola Kroacisë dhe një gol Italisë për ne është arritje e madhe.

Të gjithë e dimë atë ndeshjen me Serbinë… por nuk dua të futem në atë pjesë. Për mua ndeshje speciale ka qenë me Çekinë, jo se bëra gol po kishte shumë emocione. Edhe ndeshja me Portugalinë me golin e Balajt. Shqipëria ka treguar se mund të fitojë edhe me skuadra të mëdha.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista e FIFA-s me Edy Rejan

“Jam ambicioz, në Katar 2022 ose Euro 2024”


"Ja çfarë më shkruanin kur isha në Europian"

Ylber Ramadani i mrekulluar nga tifozët e Leçes

Shtatë lojtarë me valixhet në duar

Operacioni “fshesa” te Manchester United

Si po e revolucionarizon Milanin

Cikloni “Ibra” mbi botën kuqezi

Përgatitësi i Spartakiadave të famshme

Sporti shqiptar në zi / Ndahet nga jeta Petrit Qëndro