MENU
klinika

Pas skandalit të mashtrimeve me mikrokreditet

Banka e Shqipërisë rregullore të re për subjektet jo banka

07.06.2024 - 12:55

Banka e Shqipërisë harton një rregullore të re për institucionet financiare jobanka, për mbrojtjen e qytetarëve, nisur nga zbulimi i skandaleve me skemat e mashtrimit me mikrokreditet nga institucionet jo bankë

Këto ndryshime synojnë të plotësojnë më tej bazën rregullative për subjektet financiare jobanka, kryesisht për rastet pas revokimit të licencës, por jo vetëm, që lidhen dhe shoqërojnë gamën e gjerë të proceseve gjatë likuidimit të portofoleve të tyre të kredive, thuhet në njoftimin e BSH-sw.

Likuidimi … nuk zbatohet në rastet kur subjektit financiar jobankë i është revokuar licenca me kërkesën e tij dhe nuk ka portofol kredish në bilancin e vet, ose për arsye se nuk ka ushtruar aktivitetin për të cilin është licencuar, ose aktiviteti i tij është në një masë të tillë, sipas përcaktimeve të Bankës së Shqipërisë, që nuk përbën rrezik për të drejtat e kredimarrësve.

Pas vendimit të fundit të Bankës së Shqipërisë për revokimin e licencave të dy institucioneve financiare jobanka, MicroCredit Albania dhe Final, po kontrollohen portofolet e klientëve dhe një numër i madh kredish performuese do të kthehen në sistemin bankar, ndërsa me kreditë e tjera do të punojë likuidatori.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë u miratua në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës?

BSH shtyn masat lehtësuese për ristrukturimin e kredisë

Rekomandimet në “vesh të shurdhër”

Dossier/ Bankat, ku “çalon” konkurrenca