MENU
klinika

“Po, jemi favorit”

Carvajal nuk fshihet: Jemi këtu për të fituar Evropianin

12.06.2024 - 12:32

Më 15 qershor, jo vetëm Shqipëria debuton në “Euro2024”, por një sfidë po kaq e rëndësishme për fatin e grupit B do të luhet në orën 18:00, Spanjë-Kroaci.

Daniel Carvajal, mbrojtësi spanjoll, vjen në këtë Evropian me një status të veçantë, si fitues i Champions League me Real Madrid, por anësori nuk dëshiron të ndalet këtu, kërkon suksesin edhe në Evropian. Në këtë sfidë hapëse, Carvajal do të ketë përballë mikun e tij, Luka Modric:

“Shpresoj që të mos bëj ndeshjen e tij të shtunën. Të përballem me të në Evropian e bën këtë sfidë speciale. Do të përpiqem të shkëmbej fanellën me të. Ne favorit për të fituar Evropianin?

Njerëzit e thonë me siguri këtë. Po, jemi favorit për të fituar Evropianin, këtë e them hapur”, u shpreh Carvajal për Marca.

"Ja çfarë më shkruanin kur isha në Europian"

Ylber Ramadani i mrekulluar nga tifozët e Leçes

Shtatë lojtarë me valixhet në duar

Operacioni “fshesa” te Manchester United

Si po e revolucionarizon Milanin

Cikloni “Ibra” mbi botën kuqezi

Përgatitësi i Spartakiadave të famshme

Sporti shqiptar në zi / Ndahet nga jeta Petrit Qëndro