Mjekët kanë dhënë alarmin për përhapjen e një infeksioni të rrallë mykotik shumë ngjitës, i cili po transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale. Ky lajm erdhi menjëherë pas rastit të një pacienti në Nju Jork, i regjistruar si rasti i parë më këtë lloj infeksioni të transmetuar seksualisht.
I njohur në shqip si dermatofitoza ose ndryshe “Ringworm”, ky infeksion është përshkruar nga ekspertët e Universitetit të Nju Jorkut si një ‘kërcënim i mundshëm për shëndetin publik’.
Simptomat e kësaj sëmundje zzakonisht shfaqen brenda katër deri në 14 ditë dhe përfshijnë skuqje, kruarje ose çarje të lëkurës.
Trajtimi mund të jetë i vështirë dhe shpesh duhen muaj për t’u përmirësuar nëpërmjet medikamenteve dhe terapive të shumta.
Ndërsa kjo sëmundje është njohur dhe më parë, studiuesit thanë se ky është rasti i parë i cili ishte transmetuar përmes kontaktit seksual.
Pacienti ishte një burrë rreth të tridhjetave, i cili u paraqit te mjeku sepse pati skuqje në organin gjenital, kofshë dhe zonën përrreth, pasi kishte patur disa partnerë seksualë në javët e mëparshme.
Ky infeksion shkaktohet nga myku trichophyton mentagrophytes i tipit VII (TMVII) dhe rastet kanë qenë në rritje në të gjithë Evropën.
Pas marrjes së një biopsie të lëkurës së skuqjes së tij, ai u diagnostikua me tinea pubogenitalis, një formë e rrallë e kruajtjes seksualisht e transmetueshme.
Gjendja shkaktohet nga myku trichophyton mentagrophytes i tipit VII (TMVII) dhe rastet kanë qenë në rritje në të gjithë Evropën.
Trembëdhjetë raste u raportuan në Francë vitin e kaluar, kryesisht në meshkuj që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë.
Pas raportimit të rastit, studiuesit e NYU njoftuan Departamentin e Shëndetit të Shtetit të Nju Jorkut dhe po planifikojnë të bashkëpunojnë me ekspertët në të gjithë botën për të zgjeruarkërkimet rreth këtij infeksioni dhe për të gjurmuar rastet në zhvillim në mënyrë që të parandalohen ose të kurohen në kohë.