Ecja në plazh ka përfitime të shumta. Kjo pasi ecja në rërë kërkon një përpjekje më të madhe sesa ecja në një sipërfaqe të fortë. Muskujt dhe tendinat tuaja do të punojnë më shumë, duke forcuar këmbën dhe kyçin e këmbës. Shëtitjet në plazh do të djegin më shumë kalori sesa shëtitjet në trotuar.
Ecja në plazh është ideale për ata që kanë dhimbje në gjunjë, shpinë dhe ijë, pasi rëra ushtron më pak stres në trup, duke e bërë më të lehtë për kockat dhe kyçet.
Shëtitjet zbathur do të heqin qelizat e vdekura të lëkurës dhe do të zbutin shputat tuaja.
Ecja në plazh mund t’ju ndihmojë të humbni më shumë peshë. Një studim i bërë së fundmi zbuloi se ecja në rërë çoi në një reduktim më të madh të perimetrit të belit sesa ecja në trotuar – përkatësisht 5.3 cm kundrejt 3 cm. /Healthline