MENU
klinika

Konfirmohen xhirimet e filmit "Peaky Blinders"

Cillian Murphy kthehet në rolin e Tommy Shelby

07.06.2024 - 12:28

Zyrtarisht platforma gjigante e kinematografisë Netflix ka konfirmuar se do të nisin xhirimet e filmit “Peaky Blinders” në të cilin Cillian Murphy kthehet në rolin e Tommy Shelby.

Sipas Deadline, Netflix i ka dhënë dritën jeshile një filmi artistik ku do të luajë fituesi i “Oscar”, në një rikthim në rolin ikonik të liderit të klanit nga Birminghami.
Tom Harper është drejtor i filmit ende ‘të patitulluar’ dhe ai nuk është i panjohur për serialin, duke pasur parasysh se ka punuar në gjysmën e sezonit të parë.

Ndërkohë bëhet me dije se xhirimet do të fillojnë më vonë këtë vit nga një skenar i krijuesit të “Peaky Blinders”, Steven Knight. Producentët ekzekutivë janë Harper, David Kosse, Jamie Glazebrook, Andreë ëarren dhe David Mason.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk kishte si të ndodhte ndryshe

Cillian Murphy triumfon në çmimet SAG