MENU
klinika

Çfarë thotë organizatori Koliqi

Daçiç bën thirrje që të ndalohet festivali “Mirëdita, Dobar Dan”

18.06.2024 - 15:54

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi, ka reaguar rreth festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”, duke “bërë thirrje” që ky manifestim të anulohet. Përmes televizionit serb “TV Pink” Daçiq është shprehur se policia nuk ka dhënë leje për tubime në ambiente të mbyllura dhe se organet serbe nuk do të marrin pjesë.

“Do të shohim se çfarë do të jetë. Un kam thënë se ky tubim është me rrezikshmëri të lartë. Bëhet fjalë për një hapësirë ​​që nuk është publike. Organet tona shtetërore nuk marrin pjesë. Ne apelojmë që të anulohet ajo ngjarje. Nuk mund të them se çfarë do të bëjë shteti më pas”, ka thënë Daçiq.

Lidhur me deklaratën e ministrit të brendshëm serb dhe politikanëve të tjerë të shtetit fqinj, ka reaguar Kushtrim Koliqi nga organizata “Integra”, që organizon festivalin “Mirëdita, Dobardan”, i cili është shprehur për KultPlus se akoma nuk ka një vendim zyrtar për anulimin e këtij festivali.

“Neve nuk na çudisin reagimet e politikanëve serbë karshi festivalit që zakonisht nuk ka kaluar në mënyrë të qetë. Më vjen keq për këto reagime kur baza e këtij festivali është mirëkuptimi, toleranca, solidariteti mes vete. Ne nuk kemi marrë një vendim prej shtetit serb që festivali është ndaluar”, është shprehur Koliqi.

Tutje, ai shtoi se partnerët e festivalit në Beograd janë duke vazhduar me përgatitjet dhe përpjekjet që policia serbe të jetë e pranishme gjatë festivalit për mbajtjen e rendit dhe sigurisë së pjesëmarrësve.

“Deri në momentin që nuk ka një vendim zyrtar për ndalimin e mbajtjes së festivalit, ne do të vazhdojmë procedurat e rregullta për organizimin e festivalit. Nëse vjen ndonjë vendim zyrtar atëherë do të shohim se si do të veprojmë”, ka shtuar tutje Koliqi.

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse