MENU
klinika

"Monika Kryemadhi “ngjan” me Meritonin!"

Egla Ceno krahason ish-banorët e “BBV” me politikanët shqiptar!

06.06.2024 - 12:27

Aktorja Egla Ceno ka krahasuar disa nga ish-konkurrentët e “Big Brother VIP” me politikanët shqiptarë.

Teksa ishte e ftuar në emisonin investigativ “Fik Fare”, duke bërë batuta aktorja tha se në “BBV” nuk kishte një konkurrent që i ngjasonte Edi Ramës.

Sipas saj Rike Roçi ngjasonte me Lulzim Bashën sepse te dy janë të kuruar, ndërsa Meriton Mjekiqi me Monika Kryemadhin, për shkak të këmbënguljes.

“Rama askush nuk ishte brenda shtëpisë. Kishte Lul por jo Bashë dhe si Lul mund të ishte Rikja. Sepse të dy janë të bukur, të kuruar. Monika Kryemadhi mund të ishte “M” për “M”, Meritoni. Pasi është shumë këmbëngulës, me stil”- tha ajo.

“Berishën e kohërave të sotme me kë mund të krahasosh?” e pyeti moderatori, ndërsa Egla tha se Ilnisa Agolli ka të njëjtën staturë me ish-kryeministrin.

“Me Ilnisën, ka të njëjtën staturë dhe pushtet që ta imponon”- tha aktorja.

Kujtojmë që Egla u shpall fituesja e sezonit tretë të “Big Brother VIP”, në një televotim “kokë më kokë” me Julian Dedën, i cili zuri vendin e dytë, atë të tretin Romeo Veshaj, Heidi Baçi të katëtin dhe në vend të pestë u rendit Meriton Mjekiqi, i cili u eleminua i pari mes 5 finalistëve.

Çfarë duhet të dini nga filmi i ri “Wolfs”

Kimia e George Clooney dhe Brad Pitt nuk zhgënjen kurrë!

"Ai dëshiron të bëjë muskuj dhe “lifting” në fytyrë"

Aktori i njohur po planifikon të kryeje ndërhyrje plastike!

Këngëtarja kurorëzon dashurinë me partnerin

Lana Del Rey, zyrtarisht grua e martuar!