“FATALITA”, do të jetë koreografia në Teatrin e Operas dhe Baletit në kryeqytet, që për dy ditë me radhë do të mbërthejë artdashësit pas artistëve të mirënjohur Enada Hoxha & Gioacchino Starace (solist në La Scala ) & Marcos Rodrigues, Dion Gjinika, Ervis Koceku, Kevin Lila, të cilët do të interpretojnë në skenë tragjedinë e gruas në situata të ndryshme.
Në datat 25 dhe 26 qershor, do të vendosen në skenë katër veprat e njohura me heroinë kryesore gruan, që pëson një fund tragjik për shkak të mungesës së mbështetjes nga familja apo shoqëria, apo për shkak të një realiteti që e mban atë të lidhur dhe nënshtruar (Romeo e Giuglietta, Carmen, La Traviata, Ana Karenina).
Këto histori tragjike do të jenë të përshtatura në një performancë baleti, risillen në një përjetim artistik dhe koreografi bashkëkohore që do të krijojë reflektim për situatën e gruas në shoqëri.
Interpretimi artistik do të përqendrohet në momentet kryesore të historive, duke përdorur lëvizjet e trupit dhe ekspresionin për të shfaqur forcën dhe vuajtjet e kryesoreve.
Performanca do të integrojë elemente muzikore, kostume dhe ndriçime për të krijuar një përvojë të paharrueshme për audiencën.